E Diel, 1 Nëntor 2026

U-21, Bushati me katër “new entry” per anti-Maqedonine

Franc Hoxha
Albania-sport- Trajneri i përfaqësues U-21, Artan Bushati bëri publike ditën e enjte, listën futbollistëve që do të marin pjesë në ndeshjen miqësore kundër Maqedonisë, takim që do të luhet në Ohër, më 28 mars 2007. Në listën "Bushati" bëjnë pjesë 12 lojtarë nga kampionati shqiptar dhe tetë futbollistë që militojnë në ligat e huaja të niveleve të ndryshme. Kështu nga Partizani marrin pjesë Elis Bakaj, Gerhard Progri, Ernado Karabeci dhe Enco Malindi Në listë janë dhe Vangjel Mile (Dinamo), Bledion Guga (Flamurtari), Gilman Lika (Vllaznia), Erbim Fagu (Teuta), Renato Arapi (Besa), Emilijano Vila (Teuta), Arsidi Tafili (Vllaznia), Maringlen Shoshi (Apolonia) dhe Jetmir Sefa (Tirana) Nga kampionatet e huaja janë thirrur dy portierët: Enea Koliqi (Iraklis, Selanik) dhe Saimir Ujkani (Belgjikë). Nga Iraklis vjen edhe mbrojtësi Andi Lila. Leutrim Neziraj (Karlsruhe SC II), i cili la përshtypje shumë të mira në dy grumbullimet e Kombëtares (dhjetor 2006 në Shqipëri dhe në janar 2007, në Antalia) është një tjetër futbollist i gatshëm për sfidën me Maqedoninë. Interesant është edhe grumbullimi i Ergi Hafizit që luan në Gjermani me Vahr-Blockdieck. Emri më i shumëpritur për median shqiptare është ai i sulmuesit të Kievos, Xhulian Rrudho, i cili ishte në fakt në grumbullimin e dhjetorit të vitit të kaluar, por nuk mundi të ishte pjesë e grumbullimit të fundit. Edhe Islam Leskovci (Grasshopers) është "new entry" . LISTA NR EMER MBIEMER KLUBI 1. ENEA KOLIQI SELANIK IRAKLIS 2. SAIMIR UJKANI R.S.C.ANDERLECHT 3. ANDI LILA SELANIK IRAKLIS 4. MARINGLEN SHOSHI APOLLONIA 5. BLEDION GUGA FLAMURTARI 6. RENATO ARAPI BESA 7. LEUTRIM NEZIRAJ KARLSRUHE S.C. II 8. ISLAM LESKOVCI G RASSHOPERS 9. JETMIR SEFA TIRANA 10 ELIS BAKAJ PARTIZANI 11 GERHARD PROGRI PARTIZANI 12 GILMAN LIKA VLLAZNIA 13 ERGI HAFIZI VAHR-BLOCKDIECK 14 EMILJANO VILA TEUTA 15 ARSIDI TAFILI VLLAZNIA 16 XHULJAN RRUDHO CHIEVO 17 ENCO MALINDI PARTIZANI 18 ERANDO KARABECI PARTIZANI 19 VANGJEL MILE DINAMO 20 ERBIM FAGU TEUTA

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›