Disiplina, dënim shembullor për Laçin

/* */
Gjashtë pikë zbritje nga pikët aktuale të grumbulluara në 11 javët e para; të gjitha ndeshjet e mbetura nga sezoni aktual, në të cilat Laçi është ekip organizator në fushë asnjanëse dhe pa shikues. Ky është vendimi i ashpër i Komisionit të Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit pas incidenteve të rënda të ndodhura në fund të ndeshjes Laçi-Kastrioti (1-1, java e 11-të), për shkak të dështimit në përmbushjen e përgjegjësive dhe detyrimeve për organizimin e ndeshjes së futbollit dhe garantimin e sigurisë së zyrtarëve të ndeshjes dhe lojtarëve dhe zyrtareve kundërshtarë me pasoje dhunimin e tyre si dhe për sjelljen e gabuar dhe te dhunshme të spektatoreve. Disiplina u hoqi të drejtën zyrtarëve të lartë të klubit të Laçit, përfshirë presidentin Pashk Laska, ndihmëstrajnerin Ardian Laska si dhe Kastriot Ramën, për një periudhë dyvjeçare (nga dita e djeshme), për të mos ndjekur aktivitetet sportive, si dhe me nga 500 mijë lekë gjobë. Lojtari i Laçit, Florian Laska për dhunë ndaj zyrtareve të ndeshjes u ndëshkua me 12 muaj pezullim nga aktivitetet futbollistike dhe 500 mijë leke gjobë. Në dënimet e tjera spikasin ato kundër Luftëtarit (150 mijë) për shkak të hedhjes së fishekzjarrëve, ndërkohë që për hedhje sendesh të forta në fushë, Skrapari u ndëshkua me 150 mijë lekë gjobë.
RENDITJA E RE
1 Teuta 11 +9 28
2 Tirana 11 +7 23
3 Skënderbeu 11 +6 20
4 Kastrioti 11 +6 19
5 Flamurtari 11 +4 18
6 Pogradeci 11 -4 16
7 Shkumbini 11 +1 15
8 Vllaznia 11 +2 14
9 Bylis 11 +0 14
10 Kamza 11 -1 13
11 Laçi** 11 -1 10
12 Apolonia 11 -8 8
13 Tomori 11 -10 8
14 Dinamo* 11 -11 0
* Dinamos i janë hequr 3 pikë nga FIFA
** Laçit i janë zbritur 6 pikë nga FSHF
Pesë ekipet me shenjën minus
Janë pesë ekipe, të cilave për një arsye apo një tjetër u janë hequr pikët, si nga FIFA ashtu dhe nga FSHF-ja. Elbasanit sezonin e kaluar iu hoqën tri pikë nga FIFA për mospagimin e lojtarit kroat, Darko Periç, ndërkohë që një dënim të ngjashëm e pësoi këtë vit edhe Dinamo për mospagimin e kroatit Dario Bodrusiç. Kastriotit iu hoqën tri pikë në sezonin 2008-2009 nga FSHF-ja, për braktisjen e lojës në takimin me Flamurtarin në Vlorë, ndërkohë që po Flamurtari u ndëshkua me -3 pikë pas braktisjes së ndeshjes me Laçin edicionin e kaluar. Tani është radha e Laçit, por me heqjen e gjashtë pikëve nga selia shqiptare e topkëmbës.