Shkëlqim Muça: Flamurtari im, me ambicie të mëdha

/* */
Në sezonin 1986-1987 të Kupës UEFA, Shkëlqim Muça veshi dy herë fanellën (si zëvendësues) e Flamurtarit, në dy ndeshjet e mëdha kundër Barcelonës (1-1 në Vlorë, 0-0 në “Kamp Nou”), duke zëvendësuar Vasillaq Ziun (në të 84’) në ndeshjen e parë (17.09.1986) dhe Petro Rucin (83’) në të dytën (1.10.1986).
Pas më shumë se 25 vjetësh, ish-mesfushori i Tiranës rikthehet në Vlorë, për të veshur tutat e trajnerit dhe për të drejtuar Flamurtarin, skuadrën që mban edhe rekordin unik në Shqipëri, si e vetmja që ka mundur të luajë turin e tretë të një kompeticioni europian, por aktualisht në një krizë rezultatesh dhe besimi.
51-vjeçari Muça, trajneri që ka fituar katër tituj kampionë – tre me Tiranën dhe një me Dinamon – është i bindur se Flamurtari dhe tifozeria vlonjate presin shumë prej tij, nisur edhe nga klasi, eksperienca dhe grinta që zotëron tekniku tiranas, aktualisht i vetmi nga 14 trajnerët e këtij edicioni që ka petkun e kampionit. “Jam i kënaqur që ndodhem këtu. Shpresoj që me qetësinë e duhur, të bëjmë gjëra të bukura që të kënaqim edhe tifozerinë vlonjate. Natyrisht, Flamurtari është një klub me tradita që pretendon, të shkoj lart, të ketë rezultate maksimale dhe me ambicie të mëdha”, - tha ish-trajneri i Tiranës, e që në karrierën e tij ka drejtuar edhe Teutën, Besën, Dinamo dhe Skënderbeun.
Në fakt, Flamurtari, nënkampioni në fuqi i Shqipërisë, javët e fundit kaloi një krizë të thellë rezultatesh nën drejtimin e ish-trajnerit Edmond Lutaj, ku spikasin barazimet me Apoloninë (1-1), Tomorin (1-1) dhe Dinamon (1-1), tri skuadrat që renditen të fundit pas 11 javëve të para. Edhe pse Lutaj u konsiderua si një gjetje e Kryebashkiakut-president, Shpëtim Gjika, pas largimit të Gugash Maganit, ish-trajneri i ardhur pas përvojës shtatëvjeçare në Suedi me tri ekipe nuk e justifikoi besimin, dhe këtu faj kanë dhe lojtarët vlonjatë, e sidomos vija e parë, ku nga pesë sulmuesit, vetëm Vilfor Hysa ka gjetur rrugën e rrjetës (5 gola), ndërkohë që e gjithë skuadra ka shënuar vetëm 15 gola në 11 javë. Kjo është hera e parë, që Shkëlqim Muça drejton Flamurtarin, edhe pse tekniku ka një përvojë gati 20-vjeçare si trajner.
Flamurtarit i mungon titulli kampion prej 20 vjetësh, nga viti 1991, kur e fitoi atë me trajnerin Edmond Liçaj në bankinë. Sezonin e kaluar vlonjatët dolën nënkampion të vendit, me 7 pikë më pak se kampioni Skënderbeu. Flamurtari ka dalë pesë herë nënkampion i Shqipërisë, në sezonet 1981-1982, 1985-1986, 1986-1987, 1987-88 dhe 2010-2011. Skuadra vlonjate ka dalë pesë here e treta. Pas boshllëkut të krijuar pwr shkak largimit të disa lojtarëve titullarë, si Xhafaj, Devolli, Plaku, Ahamtaj, si dhe të atyre që u transferuan jashtë, si Roshi dhe Zeqiri, por dhe të tjerëve që nuk ishin në planet e klubit, drejtuesit hynë fuqishëm në merkato, duke siguruar shërbimet e shtatë futbollistëve, Ndriçim Shtubinës, Vilfor Hysës, Polizoi Arbërit, si dhe katër të huajve: malazezit Bllazho Rajoviç, nigerianit Abraham Aleçenu, serbit Mlladen Bërkiç dhe bullgarit Dragomir Draganov, me këtë të fundit që zhgënjeu plotësisht dhe u rikthye për “trajtim të gjatë shëndetësor” në Bullgari.
Aktualisht, Flamurtari ndodhet në vendin e pestë me 18 pikë, duke qenë pas Teutës (28), Tiranës (23), Skënderbeut (20) dhe Kastriotit (19). Ndeshja e parë e Flamurtarit me Shkëlqim Muçën në bankinë është ajo kundër Shkumbinit të vendit 8-të (15 pikë), por që vjen pas dy fitoreve radhazi.
SHKËLQIM MUÇA
Ditëlindja: 19.03.1960
Karriera si trajner:
Tirana (1994-1996),
Teuta (1996-1997),
Besa (1998-1999),
Tirana (2000),
Tirana (2005-2006),
Tirana (2007)
Dinamo (2009-2010),
Skënderbeu (2010-2011);
Flamurtari (dhjetor 2011)
Tituj kampionë
si trajner:
Tirana (1994-1995)
Tirana (1999-2000)
Tirana (2006-2007)
Dinamo (2009-2010)
Superkupa si
trajner:
Tirana (1995)
Tirana (2005)
Kampion në 1990-1991
Flamurtari e ka fituar titullin kampion, në sezonin 1990-1991, kur në bankinë ishte Edmond Liçaj. Ka dalë pesë herë nënkampion në sezonet 1981-1982, 1985-1986, 1986-1987, 1987-88 dhe 2010-2011.
3 Kupa të Shqipërisë
Flamurtari e ka fituar tri herë Kupën e Shqipërisë: 1984-1985, 1987-1988 dhe 2008-2009, si dhe e ka humbur 8 herë të tjera finalen. Flamurtari e ka fituar 2 herë Superkupën e Shqipërisë.
Rekordi në Europë
Është skuadra e vetme shqiptare që ka mundur të luajë në turin e tretë në Europë. Në edicionin 1987-1988 eliminoi Partizanin e Beogradit, Vismute të RDGj-së dhe u ndal nga Barcelona.