E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapllani, në formacionin ideal të Bundesliga 2

Albania-Sport (AS) - Edmond Kapllani është përfshirë në formacionin ideal të Bundesliga 2 pas përfundimit të fazës së parë. Sulmuesi shqiptar është një nga dy sulmuesit e 11-shit pas votimit në një sondazh të sitit gjerman sportal.de. Sulmi, sipas sportal.de, përbëhet nga dyshja "K&K": Edmond Kapllani i Karlsruhes dhe Enriko Kern i Hansa Rostok. Të dy lojtarët kanë shënuar nga nëntë gola në 17 ndeshjet e para, duke i ndihmuar ekipet e tyre të krijojnë një diferencë prej tetë (Karlsruhe) dhe shtatë (Hansa) nga ndjëkësi i tyre më i afërt, Duisburgu me 32 pikë.
Nga Karlsruhe në 11-shin ideal janë portieri Markus Miler, mbrojtësi Mario Egiman, mesfshurori Xhovani Federiko.
Formacioni ideal i Bundesliga 2
Poetier: Markus Miller. Mbrojtës: Mario Egeman, Maik Franc, Tomas Kleine, Gledson. Mesfushorë: Xhovani Federiko, Tamas Hajnal, Yousuf Mokhtari, Danbi Fuks. Sulmuesë: Edmond Kapllani, Enriko Kern.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›