E Diel, 1 Nëntor 2026

Disiplinori, riluhet Flamurari - Besa

(ALBANIA SPORT) – Flamurtari-Besa, ndeshja e javës së 18-të Kategorisë Superiore, do të riluhet sërish në Vlorë, më 3 shkurt 2010. Ky ka qenë vendimi i Komisionit të Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit.

Në fakt, ndeshja e parë (24 janar 2010) përfundoi 1-0 për Flamurtarin (gol i Ardit Shehaj), por gjyqtari Remzi Sadiku, pas një prekje me dorë të topit nga mbrojtësi i Flamurtarit, Elton Grami, e ndryshoi tri herë vendimin për shkak të presioneve në lidhje me një penallti në favor të Besës (1: e dha goditje nga këndi; 2: e dha penallti; 3: e dha përfundimisht goditje nga këndi), duke kryer më pas një gabim teknik.

Shpëtim Gjika (president i Flamurtarit): “Do të bojkotonim kampionatin nëse Federata do t’i jepte Besës fitoren në tavolinë”.

Nexhat Bizhdili (president i Besës): “Dëshironim tri pikët në tavolinë. Më e pakta duhej që ndeshja të luhej në një fushë asnjanëse”.

Aktualisht, Besa ndodhet në vendin e dytë të renditjes së Kategorisë Superiore: 33 pikë, 12 më pak se Dinamo e vendit të parë. Flamurtari ndodhet në vendin e 10-të (zona play-out) me 18 pikë.

Për javën e 19-të, Besa do të luajë në Fier me Apoloninë (të dielën), ndërsa Flamurtari luan sot në Peqin me Shkumbinin.

Burimi: Albania-sport.comE Premte, 29 Janar 2010

 
Shto dhe ti komentin tend

Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›