E Shtunë, 31 Tetor 2026

Halili: “Kontroll financiar FSHF-së”

(ALBANIA SPORT) - Tirana ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar në lidhje me qëndrimin e saj ndaj kampionatit. Asambleja e Jashtëzakonshme e 24-herë kampionëve të Shqipërisë e mbledhur pas incidenteve të shumta në ndeshjen me Dinamon dhe vendimeve të rrepta të Komisionit të Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit vetëm sa ka “shoshitur” problemet, duke i lënë vetes “24 orë kohë” për të dalë në një konkluzion. Gjithsesi, ajo është shoqëruar me tone dhe akuza të ashpra të presidentit të rekordmenëve shqiptare, Refik Halili, ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit dhe drejtuesit të saj, Armand Duka, madje ndaj këtij të fundit, kryefinancuesi bardheblu nuk i kurseu as batutat shpotitëse.
AKUZA GJYQTARËVE
Presidenti i Tiranës, Refik Halili, shpërtheu në akuza të ashpra ndaj “xhaketave të zeza”, duke i konsideruar ata si shkakun kryesor për incidentet e ndodhura në derbin e kryeqytetit, Tirana-Dinamo (1-2), ku u dhanë katër kartonë të kuq e ndeshja degjeneroi në grushte midis lojtarëve. “Shkaku është arbitrimi., Nuk është ë mirëmenaxhuar nga federata. Ata caktohen prej saj.  Ne nuk kemi refuzuar kurrë ndonjë gjyqtar. Zbrita te dhomat e zhveshje dhe u thashë lojtarëve të bënin kujdes, e po të rrëshqasim në ndonjë moment do të na ndëshkojnë. Ne jemi klubi më i madh në Shqipëri. Duhet të jemi të kujdesshëm edhe në publik”.
KONTROLL FSHF-SË
Halili, tha se luftën e tij kundër FSHF-në, nuk dua ta konsiderojnë si diçka personale. “Kam dokumente. Kam arritur ti siguroj falë aftësime të mia, por dhe njerëzve të mi në FSHF. Federata i bëri ballë shtetit. Nuk i lejoi të kontrollonin. Në do të dalim me vendim që të kontrollojmë lëvizjet fianciare. Do të vendosim dy ekspertë financiarë dhe dy juristë. Do të kontrollojmë të gjithë aktivitetin e futbollit në Shqipëri. Nëse FSHF nuk na hap portën do t’i drejtohemi prokurorisë. Ka njerëz shumë të aftë pë rtë kontrolluar FSHF-në. Na kanë trembur gjithmonë me UEFA-n, por me ne kjo nuk pi ujë”.
 Burimi: Albania-sport.comE Merkure, 27 Janar 2010

 
Shto dhe ti komentin tend

Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›