E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zyrtare, Robinjo kalon te Santosi

Lajmin e ka konfirmuar Mançester Siti në faqen e internetit. Sulmuesi 26-vjeçar do të luajë për gjashtë muaj në formë huazimi me skuadrën e elitës së kampionatit brazilian. Menjëherë ka folur trajneri i ekipit anglez: “Robinjo është një lojtar që ka nevojë të luajë rregullisht dhe këtë i urojmë gjatë kësaj periudhe huazimi”.Por sipas tabloidit “The Guardian”, objektivi i Robinjos vazhdon të mbetet Barcelona. Megjithatë kjo nuk mund të realizohet në janar dhe braziliani duket i vendosur të veshë fanellën blaugrana pas Kampionatit Botëror.                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›