Masa te rrepta ne piken e kalimit te Kakavijes
Kthimi masiv i emigranteve nga Greqia per pushimet e veres ne Shqiperi ka bere qe organizmat shendetesore ne Qarkun e Gjirokastres te jene ne maksimumin e masave te tyre parandaluese per mbrojtjen e popullates nga virusi i gripit te derrave. Drejtoria e Shendetit Publik ne Qarkun e Gjirokastres vazhdon instalimin e sherbimit mjekesor 24 ore ne dite, ne pikat doganore midis jugut te Shqiperise dhe Greqise. Sipas burimeve zyrtare ne kete institucion mjekesor me qellim parandalimin e perhapjes se virusit te gripit te derrave levizjet e kembesoreve nga Greqia ne drejtim te Shqiperise ne doganat e Kakavijes (Gjirokaster) dhe Tri Urave (Permet) mbahen nen vezhgim mjekesor 24 ore pa nderprerje. "Ne keto pika doganore eshte instaluar sherbimi mjekesor sanitar dhe epidemiologjik i cili mban nen vezhgim personat e dyshuar me infektimin nga ky lloj virusi te cilet mund te hyjne ne vendin tone nepermjet ketyre pikave doganore", thote drejtori i Shendetit Publik ne Qarkun e Gjirokastres, Igli Kokalari. Sipas Kokalarit, keto stafe mjekesore bashkepunojne me Policine Kufitare dhe Inspektoratin Veterinar me qellim evidentimin e personave te mundshem te cilet mund te mbartin kete virus. Nderkohe ne kete drejtim Drejtoria e Shendetit Publik ne Qarkun e Gjirokastres ka iniciuar edhe nje fushate sensibilizimi te popullates ne lidhje me masat qe duhet te marrin banoret per tu mbrojtur nga infektimi i virusit te gripit te derrave. Aktualisht, ne qarkun e Gjirokastres funksionon Shtabi i Emergjences ne lidhje me monitorimin e situates dhe parandalimin e prekjes se popullates nga virusi i gripit te derrave. Nderkohe, edhe ne spitalin rajonal te Gjirokastres jane ngritur mjediset e karantines te cilet jane ne gatishmeri per t'u perballur me rastet kur pacientet dyshohet se mund te jene prekur nga virusi H1N1.
B. Kore
B. Kore