E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gripi i derrave, 8 te dyshuar

ISHP publikon rastet e personave qe dyshohet te jene infektuar me virusin e gripit AH1N1

Shkon ne 8 numri i te dyshuarve me grip derrash ne Shqiperi. Lajmin e ben te ditur Instituti i Shendetit Publik, specialistet e te cilit kane publikuar rastet, duke mos dhene identitetin e tyre, por te pakten moshen ose origjinen prej nga vijne. Kjo ceshtje mesohet te jete ne fazen e analizimit nga ana e specialisteve te ISHP-se, te cilet po punojne per nxjerrjen e rezultateve qe shpresohet te jene negative.

Rastet

Frika se virusi AH1N1 ka prekur edhe Shqiperine, eshte me prezente se kurre pikerisht tani qe numri i te dyshuarve ka shkuar ne 8. Megjithate, do te jete Instituti i Shendetit Publik ai qe do te nxjerre rezultatet gjate dites se sotme. Nder pacientet e dyshuar, sipas burimeve brenda ketij instituti jane dy foshnja te vogla nga Vlora, te sapomberritura nga Greqia. Rast tjeter i dyshuar dhe qe po i nenshtrohet analizave eshte nje i ri maqedonas si dhe nje 27 vjecar nga Shkodra, i cili sapo ishte kthyer nga Anglia per pushime. Gjithashtu, prane ISHP-se jane depozituar edhe kater mostra te tjera qe priten te analizohen, por me simptoma me te lehta. Autoritetet shendetesore japin alarmin se po rritet rreziku i prekjes nga virusi i gripit te derrit per shkak te levizjeve te emigranteve nga vende te ndryshme. Deri tani ISHP ka analizuar mbi 90 raste te dyshuara nga gripi i derrit, prej ku fatmiresisht asnje prej tyre nuk ka rezultuar ai me virus AH1N1.

Tamiflu

Problemi me emergjent ne keto kushte eshte mungesa e medikamentit Tamiflu, qe eshte i domosdoshem per te frenuar perhapjen e kesaj semundjeje, ne rast se pacientet e kane marre. Ne fakt, burime te Institutit te Shendetit Publik thone se jane disa doza, por numri i tyre eshte vetem 200, numer ky mjaft i paperfillshem per te mbuluar nevojat e popullates ne rast te shperthimit te pandemise edhe ne vendin tone. Shqiperia eshte nga te paktat vende, e cila deri tani nuk ka porositur sasine e nevojshme te vaksinave pasi ministria e Financave ka kthyer mbrapsht kerkesen per akordimin e nje fondi, qe do te sherbente per blerjen e vaksinave. Nderkaq, sipas burimeve nga Qendra Spitalore Universitare "Nene Tereza" ne Tirane, ende nuk jane celur dhomat e reanimacionit qe do te sherbenin per izolimin e pacienteve te prekur, ne rast nevoje.

ISHP, deri tani analizoi 90 raste

Deri tani ka shkuar ne 90 numri i shtetasve shqiptare qe u jane nenshtruar analizave per gripin e derrave. Mesatarisht, ne nje jave analizohen 10 te dyshuar, por fatmiresisht deri tani, asnje prej rasteve nuk ka rezultuar pozitiv, pra bartes i virusit qe po pushton boten, AH1N1. te gjitha mostrat, pasi analizohen fillimisht prane ISHP-se, dergohen ne qendren e references per Evropen Juglindore ne Rumani. Nga ana tjeter, sipas departamentit te Epidemiologjise, te gjitha kontrollet ne laboratore jane rutine, duke qene se kjo tashme eshte bere pjese e punes se perditshme.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›