Diskutim i projektligjit për tatimet nga Komisioni i Ekonomisë
Deputetët kanë hedhur poshtë kërkesën e radhës së biznesit për deklarimet tatimore. Vërejtjet që ka bërë biznesi për projektligjin e tatimeve nuk po merren parasysh nga Komisioni Parlamentar i Ekonomise dhe Financave, ku drafti po shqyrtohet nen për nen.
Sipas projektligjit në rastet kur këto deklarata mungojnë ose janë të pasakta, ato do të përcaktohen nga administrate tatimore me metoda alternative.
Pavarësisht argumentave të biznesit depuetët kanë lënë në fuqi variantin e Qeverisë.
Gjatë mbledhjeve të mëparshme, ata kanë hedhur poshtë edhe propozimet e tjera të biznesit, si çështja e ankimimit apo funksioni i hetimit tatimor.
Ndërkohë që në një konferencë për shtyp komuniteti i biznesit ka dalë duke përsëritur për të disatën herë vërejtjet e tij për projektligjin për procedurat tatimore.
Përfaqësuesit e Dhomës Amerikane të Tregtisë i kanë bërë thirrje qeverisë që të marrë parasysh sugjerimet e tyre, pasi drafti shkel të drejtat e biznesit dhe i kthen inspektorët tatimorë ne policë. Dhoma e Tregtisë ka kundërshtuar kalimin e përgjegjësivë tatimore nga kompania te aksioneri, parapagimin e 15 % të gjobës përpara ankimimit të saj në gjykatë, prekjen dhe sekuestrimin e llogarive bankare pa vendim gjykate etj.