E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zogaj: 'Do votojmë pro kërkesës së Prokurorisë'

 

Grupi parlamentar i PD-së pritet të votojë në Kuvend pro kërkesës së Prokurorisë për heqjen e imunitetit të ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu. Jashtë kameras shumë deputetë demokratë thanë se do të jenë të gatshëm të mbështesin hetimin e dosjes së Gërdecit nga ana e Prokurorisë. Deputeti demokrat Prec Zogaj tha gjithashtu se mazhoranca kërkon të hidhet sërish për shqyrtim në Kuvend ligji për zhveshjen e çdo deputeti nga imunitetit përballë akuzave të Prokurorisë. Sipas Zogajt kjo çështje edhe pse ka hasur në kundërshtimin e Opozitës kërkon konsensus të plotë mes palëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›