E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lamtumirë 17-vjeçares korçare, përcillet në banesën e fundit

 

Përcillet në banesën e fundit Matilda Petriti e cila humbi jetën pas një operacioni të dhimbshëm në bajame, nga mjeku Xhevahir Hoxhallari, i cili i kishte bërë ndërhyrjen kirurgjikale. Ajo është përcjellë sot mes lotësh, në ceremoninë mortore që është organizuar në fshatin Libonik, ku kanë marrë pjesë të gjithë banorët.

Pavarësisht se familjarët kanë akuzuar mjekun si shkak të vdekjes të së bijës, mjekët e ORL-së në Korçë e kanë mohuar një gjë të tillë. Maksi Lubonja shefi i repartit të ORL-së në Korçë ka thënë se operacioni ka qenë korrekt. Por sipas tij ka qenë anomalia e saj individuale lidhur me enët e gjakut, që i ka shkaktuar vdekjen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›