E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kur Fiksi u hap syte njerezve

Nje dite pasi emisioni Fiks Fare ne Top Channel trajtoi problemin social te radhes ate te mashtrimit qe u behet qytetareve me peshen e ushqimeve te konsumit te perditshem ne kete rast te vajit ushqimor nje numer qytetaresh ne lagjen ku banoj u drejtuan me indinjate ne minimarketet perreth per tu ankuar secili per hesap te vet per mashtrimin qe u behej nga tregtaret. Sigurisht qe faji per kete nuk eshte i tregtareve te vegjel te lagjeve por vendi me i pare ku perplasej zemerimi i tyre ishin njesite ku ata kishin blere produktin ushqimor. Me kete logjike pergjegjesia transferohet deri te prodhuesit si dhe autoritetet perkatese shteterore qe zakonisht vihen ne pune per te kryer detyrimin e tyre vetem kur shqetesimet e qytetareve sensibilizohen nga media. Apo edhe me keq akoma ndodh qe keto institucione nuk e vene fare ujin ne zjarr pavaresisht shqetesimeve te bera publike ne media.

Por ne kete rast eshte sigurisht rasti per kedo qe te vleresoje misionin e gazetareve qe nepermjet nje investigimi shume te thjeshte dhe praktik arriten te benin publike nje nga mashtrimet e shumta qe rendojne mbi qytetaret ne kete vend. Mision qe per hir te se vertetes kryhet sistematikisht nga Fiksi qe prej themelimit te tij. Por mediat nuk kane asnje lloj pushteti tjeter pervecse te denoncojne me fakte mashtruesit e kudondodhur. Dhe ata nuk jane te pakte. Ceshtja e mungeses se peshes reale ne bidonet me vaj qe trajtoi Fiksi si dhe reagimi spontan i banoreve per kete mashtrim sigurisht qe eshte vetem nje pjese e atij mashtrimi te stermadh por te perbere nga minimashtrimet e shumta me te cilat ndeshemi ne jeten tone te perditshme. Kohe pas kohe qytetaret jane ankuar per mashtrimin qe u eshte bere me energjine elektrike me ujin e pijshem me cilesine dhe peshen e karburanteve dhe gazit te lengshem per ngrohje me qumeshtin e tregtareve ambulante neper cdo rrugice me produktet e ndryshme te sallamerise peshen dhe cmimin e bukes te produkteve ushqimore te paketuara etj. etj.

A mundet valle qe inspektoratet e pafund qe me ligj jane te detyruara qe te kontrollojne tregun dhe te mbrojne konsumatoret per cdo abuzim ne kurriz te tyre te mos jene ne dijeni te ketij fenomeni Kurrsesi Ne mungese ndoshta te raporteve te inspektoreve nga terreni qe ne kushtet e korruptimit nuk e transmetojne kete fenomen ne zyrat e shtetit do te mjaftonin investigimet e pafundme gazetareske per te ndermarre hetime dhe kontrolle ne lidhje me keto ceshtje. Departamenti i peshave dhe metrologjise duhet te kishte falenderuar madje gazetaret e Fiksit per punen e tyre dhe ti ndihmonte qe problemi qytetar qe ata percillnin te ishte sa me transparent. Ne kete rast por edhe shume te tjera te trajtuara kohe pas kohe ata qe kane ne dore zbatimin e ligjit refuzojne apo tregohen indiferente ne kryerjen e detyres se tyre.

Ne rastin me te mire ata nuk i shqeteson shume kjo gjendje pasi te ardhurat e tyre ndoshta nuk cenohen shume nga vogelsi te tilla. Ne rastin me te keq eshte e drejta e qytetareve te mendojne se zyrtaret jane te lidhur me fije korruptive me njerez te tille mashtrues te cilet ne menyre te padukshme u vjedhin shqiptareve cdo muaj disa mijera leke nga xhepat e tyre te ardhura te munguara qe rendojne edhe me financat e tyre familjare. Ne kete kuptim te tille mashtrues nuk kane asnje ndryshim nga hajdutet qe thyejne banka apo dyqane per te siguruar buken e gojes. Apo edhe xhepistet qe terrorizojne pikerisht per keto qellime qytetaret ne sherbimin e transportit publik. Ata jane te gjithe te njejte dhe qe te gjithe duhet te ndeshkohen nga ligji edhe pse praktikisht kjo nuk ndodh.

Reagimi me i forte i zyrtareve te administrates shkon deri ne konstatimin e problemit cka realisht kete e bejne me shpesh mediat dhe asgje me tej. Ne kete rast u mbetet serish qytetareve qe te reagojne ndaj zyrtareve qe abuzojne me ligjin dhe nuk bejne asgje per ti perballur me ndeshkimin e tij mashtruesit e gjithecfarellojshem ne cdo cep te vendit qe majmen duke na rrjepur perdite e nga pak. Dhe shpeshhere ne menyre te pakuptueshme per aq kohe sa syte qytetareve si atyre ne lagjen time iu hapen nga investigime gazetareske si ai qe percolli Fiks Fare te merkuren ne mbremje.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›