Godet me dërrasë një 23-vjeçar, procedohet autori
Një 23-vjeçar plagoset me mjete të forta pas një sherri banal, policia nis hetimin në gjendje të lirë për autorin. Ndërsa vetëm dy ditë më parë u përcoll për në banesën e fundit një 17-vjeçar nga Durrësi, i cili mbeti i plagosur pas një sherri banal, një tjetër ngjarje e ngjashme ka ndodhur në lagjen 17 të qytetit. Plagosja ka qenë e lehtë, por i dëmtuari mbetet në spital nën trajtim mjekësor. Policia e qytetit bregdetar bëri të ditur se ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasit Aleksandër Hasi, 24 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në lagjen 17 të Durrësit. Procedimi penal ka nisur pasi dje paradite, në lagjen e tij, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjete të forta, dërrasë, duke i shkaktuar fraktura në këmbë shtetasin Amarildo Xh. 23 vjeç nga Durrësi, banor i së njëjtës lagje. Ndaj Hasit rëndon akuza e "plagosjes së lehtë me dashje".
Va.Qy.
Va.Qy.