E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diskutojnë për tregun e brendshëm

Nga Express më 07 prill 2011 në ora 22:01

Komisioni Evropian dhe autoritetet kosovare kanë diskutuar çështjet e tregut të brendshëm. Gjatë një takimi dyditor mes këtyre dy autoriteteve është diskutuar për lëvizjen e lirë të mallrave, prokurimin publik, të drejtat e pronës intelektuale, politikat e konkurrencës, legjislacioni për kompanitë, lëvizja e kapitalit, lëvizja e lirë e shërbimeve dhe njerëzve, mbrojtja e konsumatorëve dhe shëndetësia.

Ndjekja e realizimit të konkludimeve të këtij takimi do të kenë ndikim në progresin e Kosovës në rrugën drejt integrimeve evropiane dhe do të reflektohen në Raportin e Progresit për vitin 2011.

Takimi i mbajtur ndërmjet autoriteteve të Kosovës dhe Komisionit Evropian në Bruksel ka dhënë mundësi të shqyrtohet progresi i Kosovës nga koha e publikimit të raportit të fundit të progresit dhe për identifikimin e hapave që Kosova duhet ndërmarrë për të çuar përpara procesin e përafrimit me BE-në. Ky takim ishte pjesë e dialogut të rregullt që mbahet në kuadër të Dialogut të Procesit të Stabilizim-Asociimit.

Komisioni Evropian për fushën e prokurimit publik ka ngritur shqetësime të mëdha në lidhje me Ligjin e Prokurimit Publik të miratuar vitin e kaluar. KE-ja ka kërkuar nga autoritetet kosovare të bëjnë ndryshime të ligjit dhe ta bëjnë atë në harmoni me standardet e BE-së, me qëllim të sigurimit të transparencës në procedurat e prokurimit dhe të pavarësisë së zyrtarëve të prokurimit.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›