E Shtunë, 31 Tetor 2026

LeBron James bëhet aksionar në Liverpool

Nga Express më 07 prill 2011 në ora 18:25

Ylli i NBA ligës LeBron James është bërë aksionar në Liverpool, pas nënshkrimit të një marrëveshjeje të përfaqësimit me pronarët e klubit.

Fenway Sports Group (FSG) ka arritur marrëveshje partneriteti me firmën reklamuese të basketbollistit të Miami Heat, duke u bërë përfaqësues global të tij. Sipas Wall Street Journal, si pjesë e marrëveshjes James ka marrë një pjesë të vogël të aksioneve të klubi nga Anfield Road.

“Kjo është një mundësi e mirë për mua. Në herën e parë që jam paraqitur në parketin e NBA ligës jam bërë një biznesmen”, tha James. Duke iu referuar ambicieve të Liverpoolit për titull, James shtoi: “18 herë kampion. E shoh vetën duke e bërë të njëjtën gjë që kanë bërë ata”.

Wall Street Journal ka theksuar se Maverick Carter, drejtori ekzekutiv i LRMR Branding & Marketing, ka shprehur dëshirën e tij të ndërtojë portretizimin ndërkombëtar të Jamesit.

“Ne nuk jemi të interesuar në talente ose përfaqësimin e atletëve, por mendojmë se ai është njëri prej atletëve më të jashtëzakonshëm të kohës së tij. Ne besojmë se mund të hapim dyer për LeBronin dhe ai mund të hapë dyer për ne”, tha kryetari i FSG-së dhe i Liverpoolit, Tom Werner.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›