E Shtunë, 31 Tetor 2026

Messi hap Facebook, 7 milionë përcjellës për 7 orë!

Nga Express më 07 prill 2011 në ora 19:27

Ylli i Barcelonës dhe i Kombëtares argjentinase, Lionel Messi ka hapur profil zyrtar të tij në rrjetin social Facebook dhe fitoi gati shtatë milionë përcjellës brenda shtatë orëve.

Messi, i cili dy herë ka fituar çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në botë, ka hapur profilin e tij në Facebook të mërkurën, ndërsa në postimin e tij të parë shkroi: “Jam i lumtur! Prej tash e tutje do të jemi të lidhur më afër nëpërmjet Facebookut”.

Ai ka përcjellë bashkëlojtarët e tij nga Barcelona, Andres Iniesta, Gerard Pique, David Villa dhe Pedro si dhe rivalit nga Real Madridi, Cristiano Ronaldo, në mesin e futbollistëve kryesorë të La Ligas që kanë krijuar faqe zyrtare në ueb faqen Facebook.

Messi, i cili nuk ka llogari në tjetrin rrjet social Twitter, deri më tani gjatë këtij sezoni ka shënuar 45 gola për kampionin aktual të Spanjës, Barcelonën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›