E Diel, 1 Nëntor 2026

“Dislokimi i EULEX-it,në dhjetor”

 

Përfaqësuesi i lartë për politikën e Jashtme dhe Sigurinë në BE, Havier Solana ka shprehur bindjen se dislokimi i EULEX-it do bëhet plotësisht në muajin dhjetor. Solana mbështeti negociatat që po zhvillohen në mes të UNMIK-ut dhe Beogradit zyrtar, por nënvizoi se këto negociata nuk prezantojnë edhe përfundimin e tërë procesit. Ai tha se ekzistojnë edhe bisedime për disa çështje të cilat, sipas Solanës do duhej të zhvilloheshin në mënyrë paralele. Kreu i BE-së u takua dje edhe me Sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Jap de Hop Shefer, i cili tha se çështja e EULEX-it është e rëndësishme edhe për NATO-n njëlloj si për Bashkimin Evropian.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›