Ministri gjerman në Kosovë
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Franz Joseph Jung ka vizituar dje Prishtinën ku ka takuar udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, për t’u njohur me zhvillimet e fundit dhe me situatën e sigurisë. Jung pritet të vizitojë edhe 2 500 trupat gjermane të KFOR-it, në perëndim të Kosovës, në Prizren. Ushtarët gjermanë, të mbështetur dhe nga pjesëtarë të kontingjentit austriak të KFOR-it kanë nisur një operacion në veri të Kosovës, por zyrtarët e KFOR-it kanë përjashtuar mundësinë, që ky aktivitet të jetë përgatitje për çfarëdo situate të tanishme apo të pritshme në Kosovë. Pjesa veriore e Kosovës, që nga pas lufta ka qenë arenë e përplasjeve ndërmjet bashkësive etnike.