Distanca e nevojshme e sigurisë nga Edi Rama
Që politika shqiptare të bën të qeshësh, çuditërisht shfaqet si një avantazh. Jo për një humorizëm kombëtar, por për shëndetin tonë ndofta po. Nuk e di nëse e keni vënë re. Pasi shyqyr zotit Edi Rama ekuptoi dhe pranoi më në fund - siç deklaroi dje: “bojkoti nuk është i mirë”, vetiu prej këtij pozicioni të ri drita brenda tunelit të zi ku ishte futuropozita po përvijohet të dallohet. është një lajm i mirë për të gjithë. Të gjithë mundimet e ndërkombëtarëve nuk paskan shkuar në vesh të shurdhër. Brenda mendjes së Edi Ramës nuk paska vetëm “zëra nga lart” mesianikë, por edhe racionalë që janë të luftë të përhershme sikur të jetë një luftë midis të “Mirës” dhe të “Keqes”.Natyrisht që i ka thirrur mendjes gjatë ekspeditës së ftohtë të tempullin e demokracisë, në SHBA ku nuk u prit nga asnjë përfaqësues i Shtëpisë së Bardhë. Administrata e presidentit Obama e snoboi dukshëm. Ben Blushi u prit mirë në Bruksel, kurse Arta Dade u ftoh nga ngrica e të majtës europiane. Në këtë moment final Rama kuptoi se kishte ardhur dita kur të kishte vetëdijen se gjendej në një shteg të pakalueshëm, kësaj radhe nuk mund ta zgjidhte nyjën gordiane, as duke e prerë. Për të si politikan ky udhëtim në Amerikë ishte një dush i ftohtë që real-politika amerikane i bëri të mundur të pranojë futjen në parlament nëpërmjet një dialogu trelateral, me në qendër presidentin e vendit Topi.Ndërkaq po dje asistuam në para-dialogun e mundshëm. I pari që hapi vallëzimin ishte kryeministri Berisha që ftoi Edi Ramën të kërcente sipas rregullave të kushtetutës, dhe jo të ndiqte një qorrsokak politik të “revolucionit permanent”, pa fund e pa krye. Jo fort çuditërisht ftesës së kryeministrit iu përgjigj pozitivisht pas dreke Edi Rama, që në fund ka kuptuar “gabimin” e strategjisë së tij radikalizuese. Dukej më i qetë sikur e kishte metabolizuar “gabimin” ose/dhe mëkatin e radhës ndaj shqiptarëve. Ndërsa dalja e djeshme kryesocialistit Edi Ramës ishte disi e ndryshme, një risi në “spektaklin” e përditshëm të konfeksiunuar ad-hoc për kamerat, sepse kësaj radhë nuk bashkëngjitej nga didaskalia “hapni kutitë” që është një sinjal i pastër që kërkoj një dialog të vërtetë, sepse nuk po vendos kushte “ hapje kutish”. Afërmendsh kjo mund të tingëllojë si fitore për kryeministrin Berisha, e cili në koherencë me statusin politik duhet të mbajë një distancë sigurie nga një njeri që ndërron shpesh mendime për atë çfarë gatuan. Nuk është e hera e parë që Edi Rama i nis punët mirë dhe pastaj i përdhos me mekanizma perversë. Mjafton të shikosh si bashkinë e Tiranës apo Partinë Socialiste dhe të analizosh se është një njeri i paqëndrueshëm si emocionalisht po ashtu edhe politikisht. Kuptohet vetiu pozicioni inferior i Edi Ramës në këtë tryezë pasi atij i nevojitet hyrja në parlament qoftë edhe për një ditë për të nihilizuar LMN e Blushit, dhe zërat e ndërkombëtare që kërkojnë një parlament funksional. Gjithçka është një përfitim i kalkuluar nga opozita në Kuvend, pasi kështu nuk do të tjetërsohej në konferenca bajate, të përditshme për shtyp, pa asnjë alternativë politike. Tema nuk është e re, ku nuk ka politikë, kujdes së aty ka kurthe, pusi që vijnë nga gënjeshtrat. Në politikë ka simulime dhe disimulime, prandaj distanca e sigurisë nga një politikan atipik që nuk respekton rregullat, kodet e heshtjes, të vdekjes, tëfamiljes është e vështirë të jetë koherent. Sidomos kur bëhen premtime që kuptohet qartë se nuk do të respektojnë reciprokisht rregullat e lojës....