Dita Kombetare e Arsimit protesta dhe studime
Dita Kombetare e arsimit u perkujtua ne menyra te ndryshme ne Shqiperi. Grupe studentesh protestuan para ministrise se arsimit duke kerkuar shtimin e cilesise se studimeve dhe luftes ndaj korrupsionit. Nderkohe ne forume te ndryshme u veresuan me nderim mesues dhe rilindas te shquar qe ruajten gjuhen shqipe dhe zhvilluan kulutren shqiptare.
Nje grup studentesh te organizatave rinore protestuan sot para ministrise se arsimit duke kerkuar mbrojtjen e gjuhes shqipe dhe krijimin e kushteve per kthimin e dijetareve shqiptare nga shtete te tjera. Organizata Fol Shqip kerkoi ne kete tubim politika te kujdesshme per punesimin dhe largimin e mesuesve nga shkollat publike dhe forcimin e kontrollit ne shkollat private. Nje perfaqesues i protestuesve Admir Harkulla tha se protesta u mbajt pikerisht ne Diten Kombetare te Arsimit ne menyre qe te terhiqet vemendja e zyrtareve per veshtiresite e shkollave dhe universiteteve cilesise paaftesise dhe korrupsionit ne to dhe sidomos perdorimin ne to te nje shqipe sa me te paster.
Dita Kombetare e Arsimit u perkujtua sot me nje seri veprimtarish te tjera. Shoqata Tirana nderoi sot mesuesit e kryeqytetit ne nje tubim ku u perkujtua Ali Kukaleshi nje nga kleriket qe punoi me shume per hapjen e gjuhes shqipe dhe kunder analfabetizmit ne Shqiperine e Mesme.
Profesore te njohur te universitetit te Tiranes kujtuan ngjarje te hershme ne historine e arsimit shqiptar dhe perpjekjet e rilindasve shqiptare per te ruajtur gjuhen dhe ngritur shkollat shqipe. Profesori Ismail Demneri thote se historia e arsimit shqiptar duhet plotesuar me shume data ngjarje dhe figura patriotike qe sakrifikuan per zhvillimin e arsimit por jane lene ne harrese per arsye te ndryshme.
Edhe pse njihen datime me te hershme eshte bere tradite tashme qe Dita Kombetare e Arsimit festohet prane nje shkolle ne qytetin e Korces e cila perfshin simbolikisht te gjithe emrat e mesuesve rilindasve shkrimtareve studiuesve qe punuan me vendosmeri per te zhvilluar kulturen shqiptare ne valet e nje historie te trazuar me pushtime dhe luftera te gjata.