Elita 5, surpriza dhe risi në albumin e tetë
PRISHTINË- Grupi i njohur Elita 5 ka nisur punën intensive për albumin e ri, që pritet të jetë me shumë befasi. Sipas solistit të grupit, Arif Ziberi, ky album do të ketë shumë risi, ndërsa shton po punohet me mjaft përkushtim për 10 këngë me tema të ndryshme.
“Jemi në përgatitje të albumit të tetë me radhë, i cili do të ketë 10 këngë. Është duke u bërë një punë e madhe në këtë album, dhe secila këngë përmban tekste të aktualitetit dhe me motive të ndryshme. Por, natyrisht që në to do të mbizotërojë tema e dashurisë”, ka thënë Arifi për gazetën “Zëri”.
Albumi do të hidhet në treg paralelisht edhe me tre videoklipe.
“Kemi menduar që albumi të ketë edhe tre videoklipe, mirëpo tani për tani nuk mund të flas për to, sepse jemi në fazën fillestare të punës dhe asgjë nuk është e sigurt. Si do që të jetë, uroj që albumi dhe klipet të pëlqehen nga publiku”, shtoi ai.
Elita 5 sapo ka përfunduar një sërë koncertesh në Shqipëri dhe premtojnë se do të vazhdojnë pjesëmarrjet nëpër vendet ku i kërkon publiku.
(ma.ar/BalkanWeb)