E Hënë, 2 Nëntor 2026

Prishtina dhe Beogradi marrin pjese ne konferencen rajonale ne Mal te Zi

Ne Danilovgrad te Malit te Zi u mbajt te merkuren konferenca rajonale  per arsim dhe trajnim  ku per here te pare ne nje tryeze morren pjese  perfaqesuesit e Kosoves dhe te Serbise.

Ne konferencen per Ballkanin Perendimor te organizuar nga Drejtoria e Komisionit Evropian per Arsim Kosova u perfaqesua nga  zv/Ministri  i  Arsimit Nehat Mustafa ndersa Serbia nga  zv/Ministri i Shkences Radivoje Mitrovic. Perfaqesuesit e dy vendeve e vleresuan pjesemarrjen ne konference si  nje deshmi te marreveshjes se arritur.  Zoti Mustafa u deklaroi mjeteve malazeze te informimit se takimi i sotem sinjalizon se marreveshja e arritur mes dy qeverive eshte duke dhene rezultate.

Nderkaq zevendesministri serb i Shkences Radivoje Mitrovic  tha se ky ishte nje rast i mire qe te bisedojme dhe te shkembejme pervojat  tona per problemet e ndryshme . Me 24 shkurt Kosova dhe Serbia arriten nje marreveshje per perfaqesimin e Kosoves ne takimet rajonale. Marreveshja u prit me  reagime te ndryshme si ne Prishtine ashtu edhe ne Beograd. Sipas marreveshjes emri i Kosoves shoqerohet me nje shenim ku perfshihet si rezolta 1244  e OKB-se ashtu edhe opinioni i Gjykates Nderkombetare te Drejtesise per pavaresine e saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›