Privatizimi i HEC-it Shkopet e Ulëz, punonjësit e pronarët e tokës: Duam aksione
MAT- Javën e ardhshme pritet të nisin protestat e ish-punonjësve, atyre që punojnë në hidrocentalin e Ulzës dhe Shkopetit si dhe pronarëve të tokave. Me pretendimin se u takon të bëhen ligjërisht aksionerë të hidrocentraleve, ata kërkojnë që kjo të ndodhë gjatë procesit të privatizimit.
“Qeveria shqiptare po privatizon të gjitha HEC-et si Ulzën, Shkopetin, Bistrica 1 dhe Bistrica 2. Ne jemi dakort për privatizimin por këto hidrocentrale të jenë pjesë integrale e të gjithë këtyre punonjësve, që këta të jenë aksionerë. Besoj që javën tjetër do nisim protestat e pandërprera, dei në grevë urie”, tha Taf Koleci, President i konfederatës së sindikatës.
“Ne do veprojmë me të gjitha format tona demokratike”, u shpreh një ish-punonjës.
Kërkesa e përkthyer në shifra parashikon që pretenduesit të bëhen aksionerë në masën 5% të vlerës së objektit.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)