E Diel, 1 Nëntor 2026

Estoni, mijëra mësues në grevë kundër reduktimit të pagave

ESTONI - Mijëra mësues në shtetin e vogël balltik të Estonisë zhvilluan sot një grevë, duke kërkuar paga më të mira. Protesta e tyre është pjesë e aksionit treditor që media estoneze e ka përshkruar si greva më e madhe që pas Luftës së Dytë Botërore.

Estonia u godit nga një recesion i fortë në vitin 2009 dhe qeveria u detyrua të bënte shkurtime në paga dhe pensione. Greva të tilla janë të rralla në Estoni apo shtete të tjera balltike, ku sindikatat e punës kanë qenë mjaft të dobëta në periudhën post sovjetike.

Rreth 4 mijë mësues protestuan në qendër të kryeqytetit Tallin, ndërsa në të gjithë vendin rreth 16 mijë mësues braktisën mësimin. Ministria e Arsimit ka deklaruar se do të rrisë pagat e ulëta deri në 700 euro, por sindikatat kërkojnë një rritje për të gjitha pagat.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›