E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita KombëtareKlinton përshëndetMalin e Zi

PODGORICE-Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton përshëndeti popullin e Malit të Zi me rastin e ditës së tij kombëtare që është sot, më 13 Korrik.

Zonja Klinton tha se në emrin e Presidentit Barak Obama po shfrytëzon rastin e kësaj feste për të riafirmuar lidhjet e forta mes Malit të Zi dhe Shteteve të Bashkuara.

Sekretarja Klinton tha se Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqimisht përpjekjet e Malit të Zi për të hyrë në Bashkimin Evropian dhe i janë mirënjohës atij vendi për kontributin që ka dhënë në Afganistan.

Dita Kombëtare e Malit të Zi shënon shpalljen e pavarësisë së vendit nga Perandoria Otomane në vitin 1878 dhe njohjen e saj zyrtarisht nga Turqia.

(d.b/VOA/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›