Dita Ndërkombëtare e Tokës

Data 22 prilli, njihet ne gjithe boten, si Dita Nderkombetare e Tokes. Themeluesi i Dites se Tokes eshte senatori amerikan Gaylord Nelson, ne vitin 1962 ai hodhi mendimin per kremtimin e Dites se Tokes, qe me pas mori edhe aprovimin e Presidentit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne ate kohe, Xhon Kenedi. Ajo konsiderohet dita e apelimit ndaj problemeve kryesore qe lidhen me degradimin e tokes, si rezultat i braktisjes dhe keqpërdorimit te saj. Ne Shqiperi, 22 prilli, Dita Nderkombetare e Tokes, filloi te kremtohet pas ndryshimeve politike ne vitin 1990 nga shoqatat e mjedisit, te cilat ngriten zerin mbi problemet kryesore te mjedisit, sot trajtohen dhe marin zgjidhje nje ser problemesh nga MBUMK si dhe nga MMPAU.
Natyra e virgjer, ajri, toka dhe uji i paster mbi te cilat qendron bukuria e jetes tone, e cila kerkon nje pune te vazhdushme dhe te organizuar mire nga ana teknike,ku mbi bazen e pervojes se vendeve te zhvilluara, ne nuk duhet te krijojme “oaze” e ta lemë te degradojë, kjo si pasoje e erozionit te tokes, te ndotjes se vendit nga zonat industriale, te demtimit nepermjet prerjes dhe djegies masive te pyjeve si dhe demet e shkaktuara nga mbushet e lumenjte e liqenet me mbeturina, me shishe e qese plastike. Token duhet tua leme brezave qe vijne e nese ua leme te degradua atehere ky do te jete mallkimi i i zotit per Ne dheTokes. Mos harrojmë se token nuk e kemi trasheguar nga babai, por e kemi hua nga djali, thote nje proverb amerikan.
Degradimi dhe shkretëtirëzimi i tokes vijne si nje rezultante e veprimit te faktoreve natyrore dhe atyre njerezore. Natyrisht qe kushtet klimatike jane shpesh determinuese ne stimulimin e ketij fenomeni. Thatesirat e zgjatura apo reshjet e dendura, pjerrësitë e mëdha të shpateve e mungesa e mbulesës bimore ne to, kane bere qe mjaft siperfaqe te humbasin vetite dhe karakteristikat thelbësore te tokes. Por, po aq e rendesishme, dhe ne disa raste primare ne favorizimin e ketyre proceseve negative, eshte veprimtaria e njeriut.
Terreni shqiptar me bukurite dhe larmite e tij, eshte ndoshta nga me te vecantit nder territoret evropiane. Zonat kodrinore, kodrinore-malore dhe ato malore, qe shpesh lartesohen ne skaj te ultësirave dhe zonave fushore, pershkuar nga lumenj me prurje te fuqishme, bëhen potencialisht te mundshem per t’u degraduar ne rast se nuk veprohet. Ky peisazh me variacione e larmi te tille, shoqerohet gjithashtu dhe nga nje klime po aq te ndryshueshme, ku shirat perbejne elementin me erodues e degradues per gjithe siperfaqen e territorit shqiptar.
Faktori njeri ka gjithashtu rolin e tij ne miretrajtimin apo degradimin e tokes. Ne Shqiperi, eshte shpyllëzuar nje siperfaqe e madhe gjate nje periudhe relativisht te shkurter, jane te pa mjaftushme investimet per mirembajtjen e tokes bujqesore, po behen gjithnje e me te ndjeshme zjarret ne kullota, toka torfike e pyje, etj. Shqiperia nga ana tjeter, ka nje siperfaqe te vogel te tokes bujqesore per frymë (per çdo familje bujqesore ka mesararisht rreth 1,3 ha.toke) e nje fragmentarizim te saj te madh, nderkohe qe levizjet demografike te pa studiuar mire te cilat ndikojne ne administrimin e tokes.
Shkaterrimi i tokes jo vetem ne vendin tone , por edhe ne shume vende te tjera te botes konsiderohet si fatkeqesi kombetare pa u kufizuar vetem me token, por edhe ne shume sektore te tjere te ekonomise ne teresi.
Sot ne bote rreth 6 miliarde ha toke i nenshtrohen ne shkalle te ndryshme faktoreve te veprimit te erozionit. Ky eshte nje alarm i madh per njerëzimin.
Erozioni eshte procesi natyror i veprimit te ujit dhe eres mbi token. Megjithate, shkalla e erozionit mund te rritet shume nga aktivitetet e papershtashme te njerezve. Nivelet e larta te erozionit paraqesin nje sere problemesh dhe te gjitha jane te pranishme sot ne Shqiperi, perkatesisht: Prishja e cilesise e tokes dhe humbja e pjellorise; Eshte shtuar rreziku i rreshqitjeve te tokes dhe humbjes se saj; Depozitimi i sedimentit ne lumenj, qe ndryshon rrjedhen e tyre natyrore dhe ekologjine; Akumulimi i trupave te ngurte prapa digave, duke ulur sasine e ujit ne liqene dhe rrjedhimisht ulin kapacitetin e vellimit te ujit ne dispozicion te furnizimit te pergjithshem me uje te pijshem dhe per vaditje si dhe ulin kapacitetin e vellimit prodhues te impianteve te prodhimit te energjise elektrike; Transportimi nga uji i sedimenteve ne zonat bregdetare, duke ndikuar tek ligatinat, jeten nen-ujore bregdetare dhe gjendjen e plazheve; Shpyll
ezimi, kthimi i siperfaqeve me kodra ne toka te punueshme, mbikullotja, zhdukja e siperfaqeve me drure frutore dhe ndertimet, sidomos i rrugeve, te gjitha keto zvogelojne siperfaqet me bimesi dhe si pasoje rrisin erozionin.
Humbja e tokes ne nje vit varion nga nje minimum 20 ton/hektare ne zonat malore me bore ne periudhen e dimrit dhe nje maksimum 40 ton/hektare ne zonat me te uleta me shira ne dimmer, ne rastet ekstreme, kjo hubje arrin ne nivelet e 100 ton/ha/vit.
Humbjet llogariten te jene 1.2 deri 2.3 here me te larta ne zonat pa bimesi ne krahasim me zonat me te mbjella.Nje pjese e madhe e sedimentit te gerryer perfundon ne lumenj.
Praktika e nxjerrjes se zhavorrit nga shtrati i lumenjeve kontribuon gjithashtu ne probleme erozioni, duke ndryshuar karakteristikat e kanaleve te lumit dhe ngarkesen e sedimenteve. Njekohesisht, abandonimi i tokave, permendur me siper, shkaterrimi i mbuleses bimore, mosmenaxhimi i mire i fondit te tokes, etj, kane stimuluar ne nje mase te konsiderueshme, fenomenet e shkarjes e te shembjeve te tokave e deri ne erodimin e tyre. Sipas raportit te OKB-se vitet ne vazhdim , sidomos vendet ne zhvillim, mangesit akute ne kete drejtim , do te behen gjithmone e me shume pjese e realitetit. Raporti thote se sfidat qe shtrihen perpara, jane te medha por jo te pakapercyeshme. Per kete kerkohet marrja urgjente e masave ne vazhdimesisi dhe perqendrimi i punes sipas studimeve te hartuara.
...