Dita Von Teese, kukulla me buzë të kuqe
I pëlqen të lexojë biografitë e këngëtareve të kabareve, të cilat kanë çmendur meshkujt gjatë periudhave mes dy luftërave, dhe të shohë filmat e vjetër me metrazh të gjatë që kanë protagoniste yjet si Rita Hayworth, Marlene Dietrich dhe Clark Gable. Dita Von Teese, (ose Heather Renée Sweet), e ka zgjedhur emrin e artit duke u frymëzuar pikërisht nga aktorja e madhe, Dita Parlo, ndërsa mbiemrin e ka nxjerrë nga lista e numëratorëve telefonikë.
"‘Sweet‘ është një mbiemër i këndshëm, por pak qesharak", thotë ajo. Po nëse në rrugë do t‘ju thërrisnin Heather, do ta kthenit kokën? "Jam Dita që nga viti 1990 dhe prej atëherë nuk e kam ndryshuar më emrin".
Bijë e një mekaniku dhe e një estetisteje nga Miçigani, kudo që të ndodhet, në pasarelat e "Moschino"-s, e ulur në rresht të parë duke ndjekur sfilatat e Elie Saab ose gjatë performancave të saj sensuale, duket sikur i mungojnë fjalët. Dita është një kukull porcelani në miniaturë. Kjo falë të ëmës që ka lëkurë të bardhë e të lëmuar si gjalpë. "Nga nëna ime kam trashëguar pasionin për kinemanë e viteve ‘40 dhe modën ‘retro‘".
Në fakt, Dita është si një personazh i kohërave të shkuara, një Bettie Page i ditëve të sotme, me një dobësi të madhe për grimin e filmave të parë me ngjyra. "Gjithmonë më kanë tërhequr rimelët blu dhe faqet ngjyrë pjeshke. Zia Opal i kombinonte këto dyja elemente me buzët e kuqe flakë dhe thonj falsë. E kam gjetur përherë veten te ky lloj truku fantastik", tregon Dita.
Kur ishte 12 vjeçe u transferua së bashku me të ëmën dhe dy motrat në Orange County, ku ndoqi edhe një shkollë baleti. Karriera si balerinë klasike nuk bënte për të dhe vetëm kur ishte 15 vjeçe e kuptoi se nuk do të bënte kurrë përparime në këtë fushë. Edhe ndryshimet rrënjësore në pamjen e jashtme ndodhën më shpejt nga sa e kishte imagjinuar.
Gjatë moshës së adoleshencës, Dita gjeti një punë me kohë të pjesshme në një dyqan veshjesh të brendshme. "Ai vend ishte një parajsë e vërtetë. Rrogën e parë e shpenzona të gjithën për veshje të brendshme. Më kujtohet që kur isha e vogël kontrolloja sirtarët e mamasë dhe i merrja fshehurazi reçipetat. Ende sot ruaj një palë të markës "Fredericks of Hollywood", që janë prodhuar në vitet ‘70. Janë të zeza dhe që ta ngrenë shumë gjoksin. I adhuroj". Një pasion që sot është shndërruar në një biznes: në shtator të këtij viti do të prezantohet kalendari me një linjë reçipetash që diva i ka krijuar për "Wonderbra".
Lidhëset dhe dantellat u bënë simbole të joshjes, kur ajo u regjistrua në një klub striptize i populluar nga bionde bukuroshe, të cilat vishnin bikini ngjyrë fosfori dhe u vinin rrotull meshkujve që rrinin indiferentë.
Dita u dallua menjëherë për pamjen e saj të veçantë dhe dorezat e zeza të gjata deri te bërryli. Për 10 minuta performancë fitonte deri në dhjetëmijë dollarë. Kështu dalëngadalë filluan t‘i hapeshin edhe portat e suksesit. Fillimisht mori pjesë në festën e madhe të Vitit të Ri organizuar nga Marc Jacobs, më pas martesa dhe ndarja me Marilyn Manson, një argument për të cilin preferon të heshtë, por duke marrë hak me anë të faqeve të revistës "Penthouse" me fotografitë nudo të titulluara: "Ja çfarë ka humbur Manson". Spektakli i saj ka bërë xhiron e botës dhe ka përfunduar në tempullin e nudos, në "Crazy Horse" Paris. "Ka qenë një eksperiencë fantastike. "Crazy Horse" nuk bie kurrë në vulgaritet". Dita Von Teese kujton kërcimtaret historike si Gypsy Rose Lee dhe Lily St. Cyr, por aktiviteti i saj nuk përfundon vetëm duke kërcyer e duke u zhveshur gjatë mbrëmjeve me muzikë picikato. "Kontrolloj çdo pjesë të spektakleve të mia, duke filluar nga truku, veshjet, muzika dhe koreografitë. E njëjta gjë vlen edhe për shërbimet fotografike. Nuk kam shumë kohë të lirë, por e quaj veten me fat, sepse kam mundur t‘i shndërroj në profesion hobet e mia".
Edhe pse shpesh deklaron se bukuria e vërtetë është ajo e shpirtit, ndërsa produktet kozmetike janë dytësore, Ditës nuk i mjaftojnë vetëm gjenet e mrekullueshme të bukurisë që ka trashëguar nga e ëma, por merret edhe me ushtrime gjimnastikore për të qenë sa më në formë. "Bëj streçing, marr leksione vallëzimi dhe praktikoj jogën. Gjithashtu, ndjek një dietë të shëndetshme, nuk pi duhan dhe më kryesorja nuk ec në diell". Këto janë disa këshilla bukurie që modelja-aktore i ka cituar edhe në librin e saj të titulluar "Burlesque and the Art of the Teese".
Sot, Dita jeton në Hollivud nën shoqërinë e dy qenve të saj, Eva dhe Greta e tri maceve Edmund, Herman e Aleister. "Shtëpia është e vjetër dhe mbizotërojnë ngjyrat e forta, jeshilja, e kuqja, lejlaja dhe e zeza. Ashtu si për rrobat, edhe për ambientin zgjedh ngjyrat me të cilat ndihem mirë".
Kush mendon se mbi komedinën e saj mund të gjejë kamxhik dhe zhartierë, gabohet. "Mbi komodinë mbaj gjithmonë një shishe me ujë, një orë me zile dhe një ditar. Më pëlqen thjeshtësia". Por se çfarë shkruan në ditar, mbretëresha që bën banjë me shampanjë pëlqen ta lërë mister. Ajo vetëm buzëqesh si një kukull naive dhe e turpshme në të njëjtën kohë.