Policia: Paratë e egjiptianëve i vodhën prostitutat
Festa për fitoren kundër Italisë i kushtoi shumë shtrenjtë Egjiptit. Sipas gazetës "City Press", disa prostituta u vodhën 2400 dollarë lojtarëve të përfaqësueses afrikane. Sipas informacioneve të policisë, në dhomat e futbollistëve nuk ka pasur shenja të hyrjes me dhunë. Ndërsa nga telekamerat e hotelit është konfirmuar prezenca e disa femrave. Këto zhvillime sollën zemërimin e presidentit të Federatës Egjiptiane, Samir Zahir: "Duan të shkëpusin vëmendjen nga ngjarja kryesore dhe të krijojnë skandale".