Dita e 11-të e grevës dhe protestës. 6 kushtet e PS për të lënë grevën
Gjate protestes se mbremjes, deputeti Fatmir Xhafaj lexoi nje dokument me 6 kushte per mazhorancen, si mundesia e vetme per nderprerjen e greves se urise. Ceshtja e pare eshte transparenca e pakushtezuar per zgjedhjet e 28 qershorit. Po ashtu, ata kerkojne, transparence ne funksionimin e kuvendit, te shifrave te ekonomise, te Radio-Televizionit Publik, te procesit te zgjedhjes se anetareve te Gjykates Kushtetuese dhe asaj te Larte, si edhe transparence per vrasjen e deputetit Fatmir Xhindi.
“• Transparenca e pakushtëzuar, përmes hetimit të plotë parlamentar të zgjedhjeve të 28 qershorit 2009, duke nisur nga kutitë – jo për efekt të ndryshimit të rezultatit, po për efekt të nxjerrjes së problemeve e përgjegjësive në zbatimin e ligjit gjatë procesit zgjedhor – dhe duke e shtrirë rrezen e hetimit mbi të gjithë problematikën e vënies së shtetit në shërbim të pushtetit për qëllime elektorale duke qenë të hapur për të pranuar lidhur me qasjen ndaj kutive çdo zgjidhje të negociuar që garanton transparencën pa sfiduar tërësinë e rezultatit të zgjedhjeve.
• Transparenca në funksionimin e Kuvendit me qëllim garantimin e kontrollit kushtetues ndaj qeverisë, përfaqësimin e ekuilibruar të shumicës dhe të opozitës në drejtimin e komisioneve të përhershme parlamentare dhe delegacionet parlamentare, kufizimin e imunitetit ndaj akuzave për korrupsion dhe arritjen e konsensusit për miratimin e një sërë ligjeve të rëndësishme të sistemit të drejtësisë.
• Transparenca e shifrave të ekonomisë dhe dhënia fund e praktikave të kundërligjshme e të rrezikshme të dizinformimit dhe manipulimit të publikut me shifra të deformuara për qëllime politike që nuk reflektojnë realitetin e ekonomisë shqiptare;
• Transparenca në funksionimin e Këshillit Kombëtar të Radio Televizioneve dhe të Radio Televizionit Shqiptar, përmes miratimit me konsensus të një kuadri të ligjor dhe rregullator të standardeve të Bashkimit Europian si edhe pranimit të një ekuilibri të ri në bordet përkatëse të tyre.
• Transparenca në përzgjedhjen e kandidaturave për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë për të mundësuar miratimin me konsensus parlamentar të kandidaturave të zgjedhura, bazuar në kritere të meritës dhe profesionalizmit e jashtë ndikimeve politike si domosdoshmëri për qëndrueshmërinë e këtyre institucioneve kushtetuese dhe si kusht për arritjen e konsensusit për reforma e ligje të rëndësishme që kanë të bëjnë me forcimin e shtetit të së drejtës.
• Transparenca mbi hetimin e vrasjes së deputetit të Partisë Socialiste Fatmir Xhindi, që do të garantonte zbardhjen e menjëhershme dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të vrasjes” tha Xhafa. Azhornuar së fundi ( e hënë , 10 maj 2010 ) < I mëparshmi