E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e 17 majit zbuloi hipokrizinë e Edi Ramës ndaj homoseksualëve

18-05-2012 / Gazeta 55

Asnjë deklaratë në mbrojtje të këtij komuniteti dhe asnjë qëndrim zyrtar i PS-së. Kjo ishte fytyra e një njeriu të vendosur në krye të bolshevikëve të Tiranës, që dje refuzoi të artikulonte një fjalë për një komunitet të cilit për 20 vjet i ka ngrënë bukën dhe fondet e ndërkombëtarëve, por po e përmbys kupën, sipas humorit të elektoratit të komunistëve të vjetër 

Edi Rama “ha bukën dhe përmbys kupën”.
Këtë bëri edhe dje në ditën kundër homofobisë, duke demonstruar dyfytyrësinë e tij edhe për lëvizjen për të drejtat e LGBT-së.
Prej 20 vitesh, Edi Rama është hequr si një flamurtar i të drejtave të homoseksualëve, bile edhe ka mirëpritur në partinë e tij, në përfaqësimin në Këshillin Bashkiak të kryeqytetit apo edhe në stafe të ngushta, eksponentë të lëvizjes për të drejtat e LGBT-së.
Kjo është më e pakta.
Por ai edhe i ka “keqtrajtuar” ata financiarisht.
Edi Rama edhe ka përdorur fondet e këtyre rrjeteve, duke u hequr si “politikani i ylberit”, “politikani i ngjyrave”...
“Festat” e sajuara me “homoseksualë” e “gay” të sajuar, të organizuara nga Erion Veliaj dhe të fiksuara në celuloid, ende janë të pashlyera nga kujtesa e gjithsecilit prej nesh. Sot, në mos të gjithë, një pjesë e konsiderueshme e “homoseksualëve” e “gay-ve” të sajuar të Erion Veliajt, janë në levat drejtuese të PS-së.
Megjithatë, sapo erdhi në krye të konservatorëve bolshevikë të Bllokut, ai ndërroi lëkurë e doli tek e vërteta, te hipokriti.
Beteja për 17 majin, ditën kundër homofobisë, regjistroi polemika, por edhe mbështetjen e politikës e posaçërisht të ekzekutivit, i cili ishte nismëtar i Ligjit Anti-Diskriminim.
Megjithatë, përpos kësaj, dje Edi Rama s’bzani, s’tha gjysmë fjale nga frika e konservatorëve që drejton, duke zbuluar kështu se ai gjithë kohën, ua ka pasur me hile atyre qarqeve, duke përfituar në kurriz të tyre e duke mos marrë asnjë risk mbi shpinë, qëkur është në krye të PS-së.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›