E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të majtët radikalë dhe kërcënimet e vazhdueshme

18-05-2012 / Nga Ilirian Dahri

Brenda pak ditësh shfaqet përsëri terrorizmi i të majtës radikale. Pas plumbave mbërrijnë tre faqe të shkruara, mbushur me kërcënime ku nuk mungon edhe emri i presidentit të Këshillit të Ministrave të Italisë, Mario Monti i përcaktuar madje nga terroristët si “një prej të shtatëve që ende kanë mbetur”. Letra ka mbërritur në redaksinë e të përditshmes “Ora Kalabria” dhe në “Gazetën e Jugut”. Kanë qenë madje të njëjtët zarfa të cilët kanë mbërritur njëri pas tjetrit. Dërgohen përsëri nga Nukleo Olga, Fderata e anrkisë informale e Frontit revolucionar ndërkombëtar, të njëjtët që plagosën Roberto Adinolfin një javë më parë në qytetin e Xhenovës. Sidoqoftë ka ende dyshime nëse janë të njëjtët. Një gjë është e sigurtë, terrorizmi i majtë është vënë përsëri në lëvizje duke i kujtuar ndërkaq italianëve dhe jo vetëm atyre “vitet e plumbta”. “Paralajmërojmë Ekuitalia Jug sidomos presidentin, një njeri i biznesit dhe shërbëtor i pushtetit ekonomik” - shkruajnë në letrën e tyre kërcënuese, për të vazhduar me presidentin e Këshillit të Ministrave të Italisë, Mario Monti - “I themi Montit se është një prej shtatë personave që ende kanë mbetur, se Populli nuk ka asnjë interes të qëndrojë në Europë, të shpëtojë bankat, llogaritë e një shteti që ka harxhuar për llogari të tij, asnjë interes për të blerë avionë, të ketë Maserati të blinduar, asnjë interes për të balancuar një bilanc të atij që pas 60 mujash del me një pension milionerësh, Populli na ka dhënë një mandat dhe do të sakrifikojmë jetët tona për çështjen e drejtë”. Duke e quajtur veten të “zgjedhur” nga populli vazhdojnë: “Situata në Itali është shndërruar në një vjedhje të popullit dhe do të shenjohet me jetën, por këtë herë ju paralajmërojmë se mbrojtja kundër popullit kanë qenë shkaku i falimentimit social dhe na ka ‘detyruar’ të militojmë në fushën e betejes”. Çdo vetëvrasje që vjen prej krizës “është një vrasje e shtetit” dhe do të dënohet. Nuk mungojnë edhe fjalët për ministren e Brendshme të Italisë: “Zonja, ministre Kançellieri, ka thënë se nëse sulmohet Ekuitalia është sikur të sulmohej vetë shteti, pra ne do të sulmojmë Shtetin nëpërmjet Ekuiltalia-s përderisa shteti nuk do të bëjë asgjë për të mbrojtur Popullin, Punëtorët dhe Firmat” - shkruajnë akoma terroristët e majtë duke përfunduar me fjalët “Jetë të gjatë konspiracionit të celulave të zjarrit, jetë të gjatë Fai/Fri, rroftë anarkia”. I shpejtë ka qenë edhe reagimi i politikës italiane. “Mendoj se me të vërtetë janë hapat e para të ndërtimit të strategjisë të terrorizmit” - ka thënë sekretari Pier Luixhi Bersani duke vazhduar: “Ministri i Brendshëm duhet të verifikojë autenticitetin e këtij kërcënimi, por në përgjithësi ky rrezik është”. Nuk ka munguar padyshim edhe solidariteti për presidentin e Këshillit të Ministrave të Italisë, Mario Montin. Antonio di Pietro lider i partisë Italia e Vlerave është shprehur se: “Ndihem afër  Mario Montit, objekt i kërcënimeve të rënda dhe të paparanueshme nga ana e Fai. Politika nuk duhet në asnjë mënyrë të ulë vigjilencën përballë rrezikut të terrorizmit”. Sipas zv/presidentit të Senatit, Vanino Kiti “kërcënmet dhe dhuna janë të papranueshme. Është e nevojshme që të luftohet me forcë rikthimi i çdo forme eversive”. Nga ana tjetër zv/presidenti i Dhomës dhe presidenti i Udc, Rocco Butiljone ka shtuar se: “solidaritet edhe për drejtorin e Ekuitalia Jug i kërcënuar drejtëpërdrejt, dhe ministres Kançellieri. Kur kërcënohen shërbyesit e shtetit si për këta persona, ne jemi përbri tyre dhe krahut të Shtetit”. Në të njëjtën kohë edhe vetë Konfindustria italiane ka dënuar gjithashtu  këto akte. Por ndërkaq ka ndodhur që edhe vëtë  grupet  e tjera terroriste të majta janë distancuar nga këto kërcënime. Dhe janë shumë prej tyre ku spikasin padyshim Autistikët, Narçizistët, Nihilistët të cilët nuk janë dakort me metodën e spektaklit të këtyre grupeve. Sidomos ata të Askatasunës të Torinos të cilët kanë pritur disa ditë për të nënvizuar se: Kemi dashur të presim disa ditë sepse nuk na pëlqen të ndërhyjmë tek historitë e medias”. Sipas vetë ketyre grupeve terroriste të majta jehona e xhestit të Gjenovës mund të përdoret kundër luftës së tyre.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›