Dita e 19 e greves minatoret pa marreveshje me ACR

Dështon firmosja e një marrëveshjeje mes sindikatës së minatorëve dhe Kompanisë ACR. Pas një takimi disa orësh në Tiranë, nënkryetari i sindikatës së minatorëve, Kujtim Bushi u shpreh se kompania ACR nuk ka pranuar ende kërkesat për rritjen e pagës në nivelin 40% të negociueshme dhe dhënies së pagesës për 19 ditët që minatorët janë në grevë.
“Asgjë nuk kemi arritur deri tani. Premtimi i atij ishte që të shkonte të diskutonte te bordi i kompanisë përsëri, sepse 40 ditë për t’i bërë këto gjëra nuk ishin mjaftueshëm”-tha Kujtim Bushi, Nënkryetar i Sindikatës së Minatorëve.
Administratori i ACR, e cilësoi takimin me minatorët të suksesshëm dhe bëri me dije se negociatat do të vazhdojnë. Në takimin e parë në Tiranë mes minatorëve dhe përfaqësuesve të kompanisë ACR ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Partisë Socialiste.
Erjon Ajazi