E Diel, 1 Nëntor 2026

Shuhet deputeti Dibra vuante nga nje semundje e rende

Ndërron jetë nga një sëmundje e rëndë në moshën 55-vjeçare deputeti i Partisë Demokratike, Gëzim Dibra.

Trupi i pajetë i Dibrës do të mbërrijë nga Italia dhe ceremonia e pritjes do të zhvillohet nga kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli.

Gëzim Dibra u zgjodh deputet në legjislaturën e fundit dhe ishte anëtar në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, Tregëtisë dhe Mjedisin.

Vendin e deputetit Dibra në Parlament nën siglën e Partisë Demokratike do ta zërë sipas listës shumëemërore të qarkut Shkodër, Ramiz Çobaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›