Kultura amerikane, goxha religjioze
Sociologët thonë se shoqëria amerikane posedon një nivel religjioni më të lartë se në shtetet tjera të industrializuara. Kjo s’është dukuri e re. Shkrimtari anglez, G.K. Chesterton, Amerikën e quante “komb me shpirt të kishës”. Max Weber, de Tocqueville, dhe studiues të tjerë të “ethosit” amerikan nënvizonin natyrën e fortë fetare të kulturës amerikane. Anketat e sotme shkencore i konfirmojnë përfundimet e tilla.
57 përqind e amerikanëve (gati 6 në 10 veta) thonë se feja është shumë e rëndësishme, nëse jo gjëja më e rëndësishme në jetë. Në Evropë as që mund të përfytyrohen këso shifra. Tutje, 51 përqind e amerikanëve pohojnë se ndjekin ceremonitë e ndryshme fetare disa herë në muaj. Nëntë në 10 veta thonë se besojnë në Zot, ndërkaq dy të tretat se Zoti është një rob me të cilin mund të ndërtojnë një marrëdhënie. Shtatë në dhjetë veta besojnë se Bibla është njëmend fjalë e Zotit.
56 përqind e amerikanëve thonë se është shumë e rëndësishme që kandidati presidencial duhet të jetë besimtar, ndonëse s’ka rëndësi cilit religjion i takon.