E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjallëri për Ditën e Rinisë

Nga Express më 12 gusht 2011 në ora 15:02

Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, të premten, duke filluar nga ora 10, zëvendësministri i Kulturës, Hajdin Abazi, organizon një takim me drejtuesit e Këshillit Qendror të Veprimit Rinor.

Veç kësaj, Departamenti i Rinisë në MKRS gjatë ditës do të organizojë aktivitete të ndryshme për të shënuar këtë ditë.

Ndër aktivitetet e organizuara për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë janë Hyrja me Mesazh, DJ Boot, Art Performuesit, Grafiti Design Wall, Skena Muzikore Kryesore, Video Wall, Art dhe Sport, Sport, dhe Promovimi i Ligjit për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta. Të gjitha aktivitetet mbahen gjatë gjithë ditës në sheshin Nëna Terezë, në Prishtinë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›