E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e 3 e grevës, ACR marrëveshje për minatorët

BULQIZE- Minatorët e Bulqizës, ne diten e trete te greves se urise kane shfaqur shenjat e para te problemeve me shendetin. Ata ankohen per dhembje koke, keputje trupi, probleme me tensionin dhe kerkojne asistencen e nje mjeku per t’i kontrolluar.

Nderkohe qe jashte ambienteve te ACR-se, familjare e te tjere minatore vazhdojne protesten ne mbeshtetje te grevisteve.

Takimi dhe marreveshja

Marreveshje me 7 pika u kane ofruar  perfaqesuesit e ACR-se perfaqesise se minatoreve gjate takimit te sotem ne mesdite.

Marreveshja ofron kushte me te mira pune, pagen e 13-te, pagese per vetem 20 dite te greves, jo mbishfrytezim te nivelit D, kushte me te mira pune, ngritje te grupeve per sigurine ne pune, por jo heqje te administratorit.

Pritet pergjigja e komisionit te greves per marreveshjen. Greva zhvillohet në një godinë në afërsi të territorit të kompanisë koncensionare, nderkohe qe policia mban ne kontroll pusi A1, vend ku u zhvillua greva e pare e urise.

Minatoret me heret kane theksuar se nuk terhiqen pa u larguar administratori, per te cilen firma ACR nuk ka rene dakord. Nderkohe minatoret kane deklaruar se kerkojne tu paguhen edhe ditet e protestave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›