Seria A, Interi shkarkon Gasperinin

Gian Piero Gasperini
Gian Piero Gasperini e ka mbyllur në mënyrën më të keqe aventurën e tij tek ekipi i Interit. Në katër ndeshjet e para të sezonit të ri futbollistik Interi ka marrë vetëm një barazim të bardhë me Romën ndërsa është mposhtur në ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve nga ekipi turk i Trabzonspor-it. Goditja finale e fatit të Gasperini erdhi nga Novara, e cila fitoren e parë në Serinë A e mori përballë Interit me rezultatin 3-1.
Masimo Morati në përfundim të ndeshjes tha se i duhej të mendonte për zëvendësimin e trajnerit pasi për Gasperinin situata ishte shumë e vështirë. Si zëvendësuesi i tij flitet shumë se mund të jetë Roberto Baggio ose Claudio Ranieri.