"Mirenjohje e thelle, ndaj atyre qe flijuan jeten"
Kryeministri Sali Berisha, lidhi dje Diten e Deshmoreve te Kombit me anetaresimin e Shqiperise ne NATO. Duke e cilesuar si realizimin e endrres se tyre, kreu i qeverise tha dje se 5 Maji, eshte nje dite qe cdo shqiptar perulet me nderimin me te madh dhe shpreh mirenjohjen e thelle ndaj gjithe atyre qe flijuan jeten, rinine dhe cdo gje te shtrenjte per lirine e kombit dhe vendit. "Sot me shume se kurre shpirti i tyre, shkelqen dhe rrezaton si ky diell pranveror ne zemren e cdo shqiptari, ndricon rrugen tone drejt te ardhmes", tha kryeministri, duke theksuar faktin se tashme, Shqiperia eshte anetare e NATO-s. Kryeministri Berisha, vleresoi lart ne kete dite, figuren dhe kontributin qe Azem Hajdari ka dhene per lirine dhe dinjitetin e shqiptareve. "Erdha sot per te nderuar nje tribun te lirise se ketij kombi, Azem Hajdarin, i cili ka bere me shume se kushdo tjeter si individ per lirite dhe dinjitetin e shqiptareve. Vitet ne liri shtohen dhe kjo eshte nje gje mjaft pozitive, por 19 vjet me pare Azem Hajdari u shnderrua ne tribunin e lirise se shqiptareve", tha Berisha.