Berisha ne feste me femijet e paqeruajtesve
TIRANE- Fëmijë të ushtarakëve shqiptarë që ndodhen në misionet paqeruajtëse në Afganistan, çad kanë festuar sot së bashku festat e fundvitit. Aktiviteti ishte organizuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe ishte i pranishëm dhe kryeministri Berisha.Pasi uroi fëmijët për festat e fundvitit, kreu i qeverisë vlerësoi rolin e ushtarakëve që përfaqësojnë sot kombin në zonat më të nxehta të planetit. "Ata përfaqësojnë vullnetin e hekurt të kombit shqiptar dhe qeverisë shqiptare për të dhënë kontributin e saj modest në paqen dhe sigurinë botërore, si rruga më e sigurtë për të pasur paqe dhe siguri në vendin tonë, në shtëpinë tonë", u shpreh z. Berisha.Përmes një bisede telefonike, kryeministri i përcolli urimet më të mira për Vitin e Ri efektivave ushtarake shqiptare me mision në Afganistan.(s.g/balkanWeb)