E Diel, 1 Nëntor 2026

PS, Kodheli: Basha sfidoi gjyqësorin, të dorëhiqet

Tiranë- Partia Socialiste ka kërkuar sot dorëheqjen e Lulzim Bashës nga posti i ministrit të Jashtëm. Deklarata është bërë sot nga zëdhënësja, Mimi Kodheli, sipas të cilës, Basha me mosparaqitejn në Prokurori pas thirrjes për cëhstjen Durrës-Kukës, jo vetëm ka sfiduar pushtetin gjyqësor, por ka dhënë edhe shembullin më të shëmtuar për imazhin e demokracisë shqiptare në botë, ku qeveritarët në vend të llogaridhënies për aktivitetin e tyre, kthehen në shpërfillës apo sipas rastit edhe në kërcënues ndaj organeve të pavarura që mbrojnë interesin publik dhe çojnë në vend llogaridhënien për shpenzimin e parave publike.

Gjatë një deklarate për shtyp, Kodheli e ka quajtur gjithë atë që ndodhi farsën berishiane të radhës, e cila gjatë gjithë kohës rreket të flasë për luftë kundër korrupsionit dhe për drejtësi të shëndoshë, ndërsa nga ana tjetër një nga përfaqësuesit e saj që akuzohet për shpërdorim detyre, ministri i jashtëm në detyrë Lulëzim Basha, sfidon hapur drejtësinë duke mos u paraqitur në Prokurori, për të dhënë shpjegime për akuzën më të madhe të korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës që ka njohur ky vend në 18 vjet demokraci.

“Me aktin e tij sfidues, ministri Basha u tregon shqiptarëve se ligji është bërë për njerëz të thjeshtë dhe jo për anëtarët e qeverisë së “mega korrupsionit”, të cilët nuk mund t’i nënshtrohen ligjeve penale të këtij vendi. Me aktin e tij arrogant dhe kërcënues ai kërkon t’ju imponohet organeve të drejtësisë dhe t’ju tregojë atyre se ato nuk mund të veprojnë mbi të apo shokët e ekipit të tij qeveritar, pasi kanë për mbrojtës një kryeministër që urren në palcë fjalën drejtësi apo pavarësi të gjyqësorit, kurdo që kjo e funditdel jashtë “vathës” së tij qeveritare apo akuzon ndonjë syresh të “oborrit” kryeministror”- tha ajo.

Në kushte të tilla, sipas Kodhelit, Basha po i bind shqiptarët se ai nuk është në atë post për të mbrojtur interesat e vendit në politikën e jashtme, për të promovuar çështjen e Kosovës në ditët e saj më të vështira, apo për të farkëtuar vlerat demokratikeeuropiane në vendin tonë.

Qëndrimi i z. Basha ndaj prokurorisë, ka vijuar më tej Kodheli, u tregon shqiptarëve se ai është në postin e ministrit për ti shërbyer klanit të tij qeveritar dhe për të mbuluar gjurmët e korrupsionit masiv me paratë publike që fillojnë në ish ministrinë që ai drejtontedhe përfundojnë në qeverinë ku ai bën pjesë, dhe për këtë qëllim ai duhet të largohet nga ky post.

Nga ana tjetër, sipas saj, heshtja e zotit Berisha apo ndërsimi prej tij i disa deputetëve kartona të shumicës për të sulmuar prokurorinë, nuk bëjnë gjë tjetër përveç se konsolidojnë dyshiminqë kjo qeveri demagogjinë e qeverisjes me duar të pastra e ka kthyer në alibi për punë të pista.

“Kryeministri Berisha që “flet” çdo ditë për reformë në drejtësi dhe për drejtësi të pavarur, si për rastësi në ditën e pavarësisë së vendit, nuk pranon të respektojë drejtësinë e pavarur të shtetit”- tha ajo.

Në përfundim të deklaratës, Kodheli ka theksuar edhe njëherë se PS-ja do të mbështesë çdo organ publik, përfshirë edhe prokurorinë, të angazhuara në luftën ndaj të keqes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›