Pranga hetuesit, mori 10 mijë euro ryshfet
Tiranë-Është arrestuar sot në qytetin e Durrësit, hetuesi i prokurorisë së këtij qyteti Thoma Marina. Lajmin e bëri të ditur Drejtoria e Policisë së Shtetit e cila përmes një komunikate njoftoi se “shtetasi Thoma Marina, 51 vjeç, lindur në Lushnje dhe banues në Durrës është arrestuar në kuadër të operacionit ‘Qetësia e Prishur’ me akuzën e korrupsionit pasiv të personave që ushtrojë funksione publike”.
Sipas të dhënave hetimore rezulton se, oficeri i policisë gjyqësore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, Marina, ka marrë nga një person një shumë prej 10 mijë eurosh, për një çështje penale që kishte nën hetim. Policia sqaroi se ne cilësinë e provës materiale atij iu sekuestrua shuma prej 10 mijë eurosh.
Operacioni në fjalë u organizua nga policia e Shtetit në bashkëpunim me Njësinë Antikorrupsion në Prokurorinë e Tiranës.