E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e Homofobisë, Uidhërs me studentët

 

Në kuadrin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Homofobisë 17 Majit, Ambasadori amerikan Xhon Uidhers ka qenë dje i pranishëm në panelin e të ftuarve që ndodheshin në takimin me studentët e vitit të dytë dhe të tretë të Punës Sociale. Një ide e pedagogut Edmond Dragoti është finalizuar edhe me ndihmën dhe pjesëmarrjen e  aktivistes amerikane për të Drejtat e Homoseksualëve, Mindi Majkëlls, drejtueses së Grupit Shqiptar të të Drejtave të Njeriut, Elsa Ballaurit dhe ambasadorit Uidhers, të cilët kanë zhvilluar një diskutim të lirë lidhur me trajtimin që i bëhet këtij komuniteti në Shqipëri dhe në botë. Ambasadori amerikan në fjalën e tij shpjegoi diskriminimin, paragjykimin dhe frikën që hasin homoseksualët, duke bërë apel që të lihen mënjanë këto diferencime. “Nuk ka rëndësi nënshtetësia, gjinia, raca, tendenca seksuale, e vetmja që ka rëndësi është që jemi qënie njerëzore dhe kjo nënkupton që të gjithë kemi të drejtë të jetojmë”, ka theksuar Uidhërs. Sipas tij, në ditët e sotme nuk ka më vend fjala “mos urre homoseksualitetin” por    “respektoje atë”.  Mes të tjerash, ai vuri theksin mbi faktin që situata të pakëndshme nuk ndodhin vetëm në Shqipëri por kudo dhe kjo vjen si rezultat i frikës dhe fshehjes që bëjnë shumica e pjesëtarëve që i takojnë këtij komuniteti. “Askush nuk ka të drejtë t’i heqë të drejtën e punës, një privilegj që i takon apo një të drejtë që e gëzon gjithsecili,  vetëm sepse ai është homoseksual dhe e pranon këtë” tha Uidhers. Pas kësaj, ai solli shembuj se si njerëz të mëdhenj që kanë kontribuar për shoqërinë kanë pranuar faktin e të qenit homoseksual, duke mos marrë parasysh paragjykimin që mund t’i priste. Në fund Ambasadori amerikan pranoi t’i përgjigjej pyetjes të njërës prej studenteve të Punës Sociale, që lidhej me faktin nëse SHBA do të kishte një ditë një President “gej”. Duke e vlerësuar pyetjen, Uidhers theksoi se kjo mund të ndodhë vetëm nëse ky komunitet punon bashkë për të drejtat e tij dhe bëhet i pandalshëm, ashtu siç punoi Obama me komunitetin e popullsisë me ngjyrë. Pas Ambasadorit, fjalën e ka marrë pedagogu Edmond Dragoti i cili ka thekuar arsyet se nga vijnë paragjykimet ndaj homoseksualëve, që sipas tij janë dy:  Kultura tradicionale dhe fakti që ky grup është pakicë. “Është detyrë e punonjësve socialë aktualë apo të ardhshëm që të bëhen aktivistë në mbështetje të të drejtave të këtij komuniteti”, ka theksuar Dragoti në fund të fjalës së tij.  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›