E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Kanë aplikuar një milion votues”

 

Ministria e Brendshme bëri të ditur dje se deri tani kanë aplikuar mbi 1 milion qytetarë për tu pajisur me kartat e identitetit. Duke folur në një konferencë për shtyp zëdhënësi i kësaj ministrie, Fatmir Konja tha se “Ministria e Brendshme informon opinionin publik se numri i qytetarëve që kanë aplikuar për letërnjoftimin elektronik arriti në shifrën 1 017 000 dhe janë prodhuar deri më tani 830 000 letërnjoftime. Deri më daten 20 Maj 2009 kanë tërhequr letërnjoftimet e tyre 490 000 qytetarë”. Sipas tij të gjithë qytetarët që kanë aplikuar për të marrë kartën e identitetit deri në 8 maj duhet të paraqiten pranë zyrave të gjendjeve civile për ta tërhequr atë. “Janë rreth 300 000 letërnjoftime të dërguara pranë këtyre zyrave që presin të merren nga qytetarët që kanë aplikuar për to. Tashmë procesi është i përhapur në të gjithë territorin e vendit, në 357 zyra të gjendjes civile dhe funksionojnë 502 stacione pune”, tha Konja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›