E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ cakton PDK dhe PBDNJ në opozitë për numëruesit e votave

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendos që Partia Demokristiane dhe Partia e Bashkimit për të Drejtat e Njeriut të jenë në anën e opozitës politike në momentin kur do të zgjidhen numëruesi i tretë dhe i katërt të GNV-së. Gjatë shqyrtimit të këtij vendimi, përfaqësuesi i PS-së, Genc Gjonçaj ka kërkuar që PAD, PBDNJ dhe PDK t’i rreshtohen partive së maxhorancës. Ndërsa përfaqësuesi i PD-së, Njazi Kosovrasti, kërkoi që partitë qeverisëse të jenë vetëm PD, PR dhe PAD. Kjo ka shkaktuar përplasje në KQZ, pasi përfaqësuesi i PDK-së kërkoi që të mos rreshtohen në krahun e opozitës, pasi ekziston ende një marrëveshje politike me PD-në që është në qeverisje. Kuvendi i Shqipërisë, në shkresën zyrtare kishte përcaktuar se partitë qeverisëse janë PD, PR, PDR dhe PAA, duke përjashtuar PBDNJ-në, por as duke shtuar PAD-në. Ndërsa Subashi kërkoi që të vendosej nëse duhet të merrej rezultati zyrtar i zgjedhjeve të vitit 2005, sipas koalicioneve qeveritare apo koalicioni aktual i partive politike. Pas këtyre debateve, kreu i KQZ-së, Arben Ristani, ka hedhur tre propozime për votim që në krahun e maxhorancës qeverisëse të përbëhet PR, PAA, AD dhe PDK, tjetri PR, PA, AD, PDK dhe PBDNJ dhe i treti PAA, PR dhe PAD. Ristani hodhi propozimin që në vazon e parë të jenë partitë qeverisëse si PR, PAA dhe PAD. Ky variant kaloi me 4 vota pro të anëtarëve të KQZ-së, të së djathtës, ndërsa tre anëtarët e së majtës votuan kundër. Ky vendimi u kalua, ndërsa për vazon tjetër që i përket opozitës, u rreshtuan partitë PDK, PBDNJ, PSD, LSI, PSD. Ndërsa për PDK-në për ta dërguar në opozitë votuan pro anëtarët e PD-së në KQZ. Ndërsa për PBDNJ-në 6 anëtarë votuan pro, ndërsa Artan Laze votoi kundër. Pas përcaktimit të kësaj procedure mësohet se do të realizohet hedhja e shortit për përcaktimin e numëruesve të parë dhe të dytë. Grupet e GNV-ve përbëhen nga 4 anëtarë, dy anëtarët e parë përcaktohen mbi bazën e PS-së dhe PD-së, ndërsa dy të tjerët i kanë përcaktuar mbi bazën e shortit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›