Dita e Letërsisë Spanjolle festohet në Tiranë
Data 23 prill është Dita e Letërsisë Spanjolle dhe duke qenë se përkon me Përvjetorin e
Vdekjes së shkrimtarit Migel Servantesit dhe festën e Shën Jordit në të cilën sipas traditës që nga Mesjeta dhurohen libra dhe trëndafila. Qysh prej themelimit të saj, Ambasada e Spanjës në Shqipëri do të kremtojë sot këtë ditë me një homazh special për Kishotin, duke ju bashkuar iniciativës së ndërmarrë sot në kryeqytetet më të mëdha të botës. Njësoj si vitin e kaluar, edhe këtë 23 prill do të mbahet leximi i dytë publik i Don Kishotit në orën 12.00, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës, i cili kremton njëkohësisht krijimin e departamentit të ri të Studimeve Hispanike, si një hap themelor për njohjen e gjuhës dhe letërsisë spanjolle në Shqipëri. Ceremonia do të konsistojë në dhënien e çmimeve të Konkursit të Dytë Don Kishoti i Mançës dhe në leximin publik të Kishotit me pjesëmarrjen e personaliteteve të rëndësishme të jetës publike dhe kulturore në Shqipëri si dhe të gjithë atyre që dëshirojnë ti vënë zërin e tyre tekstit të Servantesit. Këtë vit për herë të parë në 23 prill do ti bëhet një homazh atyre autorëve, veprat e të cilëve janë përkthyer nga shqipja në cilëndo nga gjuhët e Spanjës apo prej këtyre gjuhëve në shqip. Kështu, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja do të mirëpresë gjithashtu edhe programacionin Spanja- Shqipëria: në letërsinë e tjetrit, në të cilën do të prezantohet libri i Ramón Sánchez Lizarralde, Shqipëria në pasqyrën e letërsisë i publikuar kohët e fundit në shqip, si dhe përkthimi i parë në spanjisht i novelës së Fatos Kongolit, Lëkura e Qenit. Dita do të mbyllet me filmin Ushtarë të Salaminës, bazuar në novelën me të njëjtin titull të Javier Cercas, e cila sapo është publikuar në shqip. Përgjatë ditës së sotme kushdo që do të dëshirojë të vijë tek Fakulteti i Gjuhëve të Huaja do të gjejë njëkohësisht stenda, në të cilat shtëpitë botuese shqiptare do të vënë në dispozicion për publikun e interesuar vepra të letërsisë spanjolle të përkthyera në shqip. Si mirënjohje për punën e tij si përkthyes i letërsisë shqipe në spanjisht dhe për kontributin ndaj njohjes së përbashkët ndërmjet Spanjës dhe Shqipërisë, Qeveria e Spanjës i ka dhënë Ramón Sánchez Lizarralde, Urdhërin e Meritës Civile të Spanjës.