E Shtunë, 31 Tetor 2026

Madhi: Çështja e pronës, obligimi më i madh i PR

Kryetari i grupit parlamentar të partisë Republikane, Arjan Madhi nga Elbasani ka deklaruar se republikanët janë të angazhuar maksimalisht dhe kanë një platformë të qartë elektorale, që do ti japë zgjidhjen e plotë dhe përfundimtare çështjes së pronës. Gjatë takimit me Forumin Rinor Republikan të këtij qyteti Madhi ka theksuar se zgjidhja e çështjes së pronës do të përbëjë prioritetin e programit të qeverisë së ardhshme të djathtë. Ky do të jetë dhe parakushti i pjesëmarrjes tonë në këtë koalicion qeverisës. Jemi të vetëdijshëm për kritikat që na drejtohen në lidhje me pamundësinë e zgjidhjes së çështjes së pronave gjatë mandatit qeverisës 2005-2009, por për hir të së vërtetës, zëri i republikanëve nuk ka reshtur së kërkuari, në të gjitha drejtimet në mbrojtje të kësaj çështjeje jetike dhe mjaft të rëndësishme për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, ka theksuar ai. Sipas Madhit, kjo çështje përbën obligimin më të madh të kësaj force politike para shqiptarëve dhe do të jetë një nga shtyllat më të fuqishme të programit elektoral, që tregon qartë dhe identitetin e partisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›