E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e Muzeut ne Tirane

Dy mjedise ka pasur dje Tirana per te respektuar Diten Nderkombetare te Muzeut. Galeria Kombetare e Arteve dukej e papergatitur. Asnje afishe apo njoftim provizor nuk njoftonte vizitorin per 18 majin Diten Nderkombetare te Muzeut qe kete vit kishte moto Muzeu dhe Kujtesa dhe per sherbimin falas qe ofrohet ne kete dite. Kemi pasur 50 vizitore sot thote punonjesja e sportelit qe kane vizituar kryesisht ekspoziten e piktorit Ali Oseku. Ekspozitat jane pa bilete.


Galeria Kombetare e Arteve funksionon pjeserisht si muze nese mund te quhet e tille hapesira qe zene ne tri kate ekspozitat e perhershme te cilat tregojne ne menyre kronologjike dhe tematike nje histori te artit pamor shqiptar nga fillimet fundi i shekullit XIX deri ne ditet tona. 50 vizitore ne dite eshte nje shifer pjeserisht e mire per nje dite me shi dhe situate kaotike politike dhe po te merret parasysh se keto kohe Tirana eshte pershkuar intensivisht nga grupe te huaja turistike.

Ndersa Muzeun Historik Kombetar nuk e ndihmon aspak infrastruktura e jashtme per te nxitur vizitoret te hyjne pa bileten 200 lekeshe. Fasada me mozaik dhe shkallarja e madhe jane ne restaurim. Punonjesja e biletarise tregon se Dita e Muzeut eshte njoftuar me afishe te vogla fletushka ku eshte shtypur simboli i Dites Nderkombetare te Muzeut shpallur nga Keshilli Nderkombetar i Muzeve ICOM prane UNESCO-s.


Punonjesja thote se deri ne oren 14.00 e kane vizituar Muzeun rreth 120 nxenes te shkollave ne Tiranes. E deri ne oren 7 pasdite si zakonisht muzeu do te qendroje pa pritur ndonje fluks te paparashikuar.


Ne holl eshte hapur nje ekspozite artizanale me veshje femerore realizuar me thurje.
Ministria e Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve shpalli disa dite perpara Diten Nderkombetare te Muzeut 2011 dhe njoftoi se muzete kombetare ne Tirane Durres Berat Vlore dhe Korce do te rrine hapur per vizita falas gjithe dites.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›