BERZH, 9 projekte në infrastrukturë e energji në Shqipëri
TIRANË - Kryeministri Berisha priti në një takim dy përfaqësues të lartë të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, z. Jean_Marc Peterschmitt, Drejtor Menaxhimi për Evropën Qendrore dhe Juglindore, si dhe z. Claudio Viezzoli, Drejtor për Ballkanin Perëndimor dhe Evropën Juglindore, njoftoi zyra për shtyp e Kryeministrisë.
Kryeministri Berisha i falënderoi përfaqësuesit e lartë të BERZH-it për mbështetjen financiare të projekteve në infrastrukturë e energji, si projektin e by-pass-it Fier-Vlorë, projektet infrastrukturore për zonat rurale, etj. Ai vlerësoi kontributin e veçantë të BERZH-it në sektorin e energjisë, në këtë sektor kyç për ekonominë e vendit.
Kryeministri Berisha shprehu nevojën dhe besimin për vazhdimin e financimit të projekteve nga ana e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, edhe në të ardhmen, veçanërisht për mbështetjen e Bashkisë së Tiranës në projektet e saj për Terminalin e Autobusëve, për Terminalin e Trenit, si dhe për projekte të tjera.
Kryeministri vlerësoi se mbështetja e BERZH-it është shumë e rëndësishme për zgjerimin e kreditimit të sektorit privat në Shqipëri.
Përfaqësuesit e BERZH-it falënderuan Kryeministrin për pritjen, si dhe për bashkëpunimin e vendosur mes qeverisë shqiptare dhe BERZH-it, duke vlerësuar projektet që ata financojnë në fusha si infrastruktura, energjia, në asistencë teknike, etj.
Peterschmitt u ndal në financimin e 9 projekteve, me vlerë 95 milionë euro në fushën e infrastrukturës dhe energjisë. Njëkohësisht, ai theksoi se BERZH-i po punon për një paketë të re investimesh për vitin 2012, me një vlerë prej 80 milionë euro, në fushën e energjisë, të infrastrukturës nacionale dhe atë rurale, në sigurinë e digave, si dhe mbështetjen për projekte të Bashkisë së Tiranës.
(er.nu/BalkanWeb)