Ymer Deliallisi Si e nenshkruam Aktin e Pavaresise
Nder te paret e Delialliseve eshte njohur Sali Bej Deliallisi atdhetari nga Shqiperia e Mesme qe me se shumti njihet si themeluesi i qytetit te Shijakut. Kjo konfirmohet saktesisht ne librin e Teki Selenices Shqipnia ne vitin 1927 ku shprehimisht theksohet Shijaku eshte krijuar me 1880 prej Sali bej Deliallisit i cili kur ka ardhur aty nuk ka pasur as nje shtepi po vec pyll. Qyteti asht pagezuar me emrin Shijak nga nje kishe qe ka qene ne kodren permbi qytet kisha e Shen-Jakut. Nje fakt i tille ne periudhen e komunizmit per arsye qe dihen nuk u permend asnjehere nderkohe qe propaganda e kohes perkujdesej edhe per emrin e themeluesit te fshatit me te skajshem kur nuk kishte probleme te karakterit ideologjik. Studiues e historiane te shumte sidomos pjesa e atyre qe jane marre
me historine e Shqiperise se Mesme ne asnje rast nuk kane guxuar te theksojne emrin e njeriut te pagezoi qytetin e Shijakut. Ne mjaft nga punet e tyre per treven e njohur promovohen vlera e figura te spikatura por kapercehet e verteta e faktit historik qe ka te beje me emrin dhe kontributet e njeriut qe themeloi qytetin. Sakaq propaganda komuniste per te njejtat arsye fashiti te gjithe emrat e pinjolleve te fisit Deliallisi. Nder ta edhe emrin e Ymer bej Deliallist njerit prej nenshkruesve te aktit te pavaresise ne Vlore ne vitin 1912 dhe nder te me te shquarit e oborrit te Deliallisve. Ymeri lindi ne Shijak ne vitin 1827 dhe mesimet e para i mori ne mejtepin e qytetit per te vazhduar me studimet ne Stamboll. Qysh ne vitin 1900 u lidh me atdhetare te njohur ne kolonite shqiptare ne Egjipt dhe Bukuresht. Ne viti 1908 mori pjese aktive ne perhapjen e ideve kombetare duke bere pjese te saj dhe familjaret e tjere. Shtepia e Ymer Deliallisait ishte kthyer ne fole patriotesh te ndjekur nga regjimi turk deshmon H . Ibrahim Dalliu ne librin Patriotizma ne Tirane 1930.
Kujtimet e Ymer Deliallisit
Kujtimet e Ymer Deliallist zene fill ne kaperfyellin e shekullit te XIX aty ku starton dhe veprimtaria e tij atdhetare per mevetesine e kombit shqiptar. Kah mezi i qershorit te ketij viti1908 formova bashke me vllane tim Masarin ceten pjesemarrese ne deklarimin e luftes kombetare - shkruan Ymer Deliallisi ne kujtimet e veta. Shkume ne Sara Salltik te Krujes ku u poqem me cetat e Abdi Toptanit tue formu pjesen ma te gjalle te kryengritjes. Ne dokumentet e kohes emri i Ymer Deliallist permendet shpesh si protagonist i organizimeve kryengritese kunder pushtuesit dhe si drejtues i protestave popullore ne zonen e Shqiperise se Mesme por jo vetem. Jo rastesisht nje tribun i tille do te gjendej me vone ne krah te Ismail Qemalit ne sproven historike per shpalljen e pavaresise kombetare. Ne nentor te vitit 1912 Ymer Deliallisi mori pjese ne kuvendin e Vlores si delegat i Shijakut dhe eshte njeri nga nenshkruesit e aktit te pavaresise bashke me kusheririn e tij Xhemal Deliallisi shkruan kronikani i ngjarjes se bujshme. Nderkaq ne kujtimet e tij Ymer bej Deliallisi shprehet Ne vitin 1912 kur plaku i Vlones dul ne Durres e do te nisesh per ne Vlone me shpall indipendencen shqiptare mora pjese bashke me kusherinin tim Xhemal Deliallisi si delegate te nenprefektures se Shijakut. Sot ruj kujtimin e shtrejte te asaj tube historike atdhetaresh qi percau fushen e Myzeqes e cila ato dite kje e transformume ne nji knete te gjane nga shiu i dendur. Ymer Deliallisi dhe nejrezit e tij jo vetem u bene deshmitare te ceremonise historike te Vlores por ata me heret moren persiper sigurimin e karvanit te Ismail Qemalit ne rrugetimin drejt qytetit te pavaresise ku u ngrit per here te pare flamuri kombetar me shqiponjen dykrenare. Ja cfare shkruan per kete nenshkruesi tjeter i aktit te pavaresise Ferit Vokopola Me 21 nandor na lajmeronte Hamid bej Toptani me Servis Telegrafik nga Durresi se Ismail beu arriti dhe jane marre masat e duhura deri ne Shkumbin ne shoqerim te Z. Ymer bej Deliallisit me shoke.. Revista Njeriu Ngritja e flamurit kombetar Nr 5 1942 fq 3-7
Dita e pavaresise ne Shijak
Mbresat e Ymer Deliallisit nga castet e ceremonise se shpalljes se pavaresise ne Vlore zene pjesen me te madhe te kujtimeve te tij. Ne to bie ne sy entuziazmi i jashtezakonshem i tij nga tubimi historik qe celebronte mevetesine e Shqiperise dhe adhurimi per plakun e urte e te mencur te Vlores. Sakaq miku i Ismail bej Vlores nuk mund te ndjehej i qete pa mesuar si perjetohej ngjarja e madhe ne Shijakun e tij. Kur mberritem ne Vlone - shkruan ne kujtimet e tij Ymer bej Deliallisi- i drejtova nji telegram parise se Shijakut qi te ngrishin Flamurin Kombtar .Dokumentet historike Lef Nosit1924Nr.4. fq 107. Durrsi Tirana dhe Elbasani shpallen indipendencen. Ju ne mos e paci shpalle shpalljeni sa ma pare dhe na lajmeroni. Per formalitetet e rastit pytni Durresin Tiranen dhe Elbasanin. Sa moren mesazhin e prijesit te tyre shijakasit reaguan me shpejtesi. Nen drejtimin e parise dhe vellait te tij ushtarakut te shquar Masar Deliallisi shpallen pavarsine ne Shijak. Lef Nosi Dokumente Historike. Me vone Ymer bej Deliallisi u radhit ne mbrojtje te Princ Vidit. Me 1914- kujton ai-ne kohen e princ Vidit bana pjese ne nji grusht patriotesh qi u ndoqen nga rrebelet dhe bashke me pjestaret e familjes time luftume kryengritjen drejtue kundra Qeverise te asaj kohe deri sa Princi la Durresin ne ket moment edhe une bashke me at grup atdhetaresh nen kryesine e Aqif Pashe Elbasanit shkuem ne Itali tuj lane ne duret e rrebeleve baben tim Dalip Deliallisi i cili qe burgos e dergu ne burgun e Elbasanit. Ktu ky perfitoi nga arratia e shkoi e gjet streh ne Mat ne shtepine e N.M.Tij Mbretit e cila asi kohe ishte cerdhe patriotesh. Ymer bej Deliallisi me 25 dhjetor1918 mori pjese si delegat i nenprefektures se Shijakut ne Kongresin Kombetar te Durresit.fakt qe dokumentohet ne librin Shqipnia me 1927 e Z.T.Selenices. Ne vitin 1920 Kongresi i Lushnjes e zgjodhi Ymer bej Deliallisin senator. Per tu theksuar eshte se rruges per Tirane qeveria e krijuar ne Lushnje u sigurua gjate udhetimit nga forca te drejtuara nga vellai i tij Masar Deliallisi. Qeveria dhe kongresistet e Lushnjes per disa dite qendruan ne shtepine e Delialliseve ne Shijak. Ja si e pershkruan Ymer Deliallisi kete moment ne vitin me rastin e 25 vjetorit te pavaresise Vij e mbyll sherbimet e mia patriotike tue mos qit ne harrese dhe pritjen bujare e perkrahjen e duhun qi gjeten kongresistat e Lushnjes prej shtepise tone me rastin e qindrimit te tyne ne Shijak. Ne periudhen e mbreterise Ymer Deliallisi kreu detyra te rendesishme shteterore si kryetar bashkie ne Shijak Nenprefekt ne Lushnje Peqin etj. Ai bashke me Abaz Kupin Ndoc oben Rauf Ficon etj. eshte pjesmarres ne Kongresit e Herit me 21 nentor 1943 ku u formua Organizaten Kombetare. Vdiq ne vitin 1944 duke lene pas emrin e nje atdhetari te shquar dhe nje figure te respektuar per bashkekomesit e tij.